Një aksion kundër krimit të organizuar po zhvillohet nga SPAK, në disa qytete të vendit, në Tiranë, Elbasan, Korçë, Durrës dhe në Fier. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë lëshuar 32 masa arresti të ekzekutuara deri tani, ndërsa 12 janë ekzekutuar. Si pjesë e 32-urdhër arresteve të SPAK, mësohet se në kërkim janë edhe Ervis Martinaj, Suel Çela, Talo Çelën, Kamer Mehja, Fatos Gogo.
Nga 32 urdhër-arreste, deri tani janë ekzekutuar 12. Urdhër arreste janë lëshuar edhe për Kamer Mehjan dhe Fatos Goga.
Në Elbasan, Report Tv mëson se me urdhër të SPAK mësohet të jenë 10 persona të cilët pritet që të arrestohen, ndërsa aksioni po zhvillohet nga FNSH. Personat të cilët pritet të arrestohen janë të dyshuar si anëtare të grupeve kriminale që drejtojnë qytetin e Elbasanit. Mes personave që pritet të ndalohen janë dhe disa oficerë të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupet kriminale duke shpërdoruar detyrën.
Urdhër-arrestet janë dhënë nga dy prokurorë, për akuzat për vrasje, drogë, rrëmbim personi e shantazh, ndërsa arrestimet janë dhënë më urdhër të GJKKO-së. Aksioni i SPAK po zhvillohet në bashkëpunim mes FNSH dhe Renea-s.