Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani kanë tronditur botën e krimit me dëshmitë që kanë dhënë në SPAK për ata që deri dje i kontraktronin për të bërë vrasje. Lajmi se Nuredin Dumani ishte bërë i penduar i drejtësisë u përgënjeshtrua menjëherë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por ka qenë e vërtetë. Veçse Dumani nuk ka folur vetëm.
Ai është mbështetur në çdo gjë që ka dhënë nga “ushtari” i tij, Henrik Hoxhaj, i cili u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy pikërisht nga dora e Talo Çelës.
Me gjithë krimet që i rëndojnë mbi shpinë dhe i tradhëtuar e i nxjerrë në pritë nga njerëzit e tij, Dumani duke se ka vendosur të flasë dhe po rrezikon jo pak por shumë “koka të mëdha” të botës së krimit. Nga FNSH dhe RENEA, kërkohen Suel Çela dhe Ervis Martinaj, por që asnjë prej tyre deri më tani nuk është kapur nga Policia e Shtetit.