E Hënë, Maj 29, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Kush është Leonard Palushi/ Shefi i krimeve që e paguajmë me taksat tona, por llogari u jep bandave

19 Maj 2022, 19:51
in Kryesore, Shqipëri
Kush është Leonard Palushi/ Shefi i krimeve që e paguajmë me taksat tona, por llogari u jep bandave
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Leonard Palushi është një prej të arrestuarve të operacionit të sotëm të SPAK dhe Policisë së Shtetit. Shefi i krimeve në Komisiariatin e Lezhës, Palushi është vënë në pranga se ndihmoi një grup kriminal, duke prishur provat e krimit në ekzekutimin e Emiliano Ramazanit. Palushi futi armën tek servisi i babë e birë, duke i vënë pas hekurave të burgut. E gjitha për llogari të një grupi kriminal që operonte në zonë. Por Palushi nuk është emër i panjohur më parë për mediat, pasi ai u largua nga detyra në vitin 2017 për përfshirje në çështje droge. Megjithatë u rikthye shumë shpejt në detyrë pasi Drejtori i Policisë së Qarkut të Elbasanit, Arjan Muça, në korrik të vitit 2020, i caktoi për të raportuar mbi vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve që u duken si korruptive.

Po atë vit, ai u transferua si shef krimet në Lezhë, ku dëshmoi në vetë të parë vrasjen e efektivit të Policisë, Saimir Hoxha nga i riu Aldi Rama, i cili më pas vrau dhe veten.

“Pas ndalimit të mjetit unë së bashku me Petrit Dodën jemi afruar nga ana e shoferit dhe Petriti ka komunikuar me shoferin e mjetit duke i thënë se jemi punonjës policie dhe i ka kërkuar një dokument identifikimi, letër njoftim ose patentë të drejtuesit të mjetit, në këtë kohë drejtuesi i mjetit ka zbritur nga mjeti, Saimiri ka shkuar tek personi që ishte në sediljen e parë dhe i ka kërkuar një mjet identifikimi i cili iu bind dhe zbriti nga mjeti, ndërkohë Saimiri i është drejtuar pasagjerit që ishte ulur në sediljen e pasme, pas pasagjerit në anën e djathtë të mjetit duke i thënë se kush jeni ju dhe a keni dokument. Unë kam dëgjuar se ky pasagjer i ka thënë Saimirit “unë nuk jam për t’u kontrolluar” dhe menjëherë kam dëgjuar një krismë armë zjarri dhe kam parë Saimirin duke lëvizur për nga mbrapa mjetit, ndërkohë unë dhe Petriti jemi shmangur në pjesën ku ishte ndaluar makina e policisë në anën e rrugës nga laguna. Gjatë kësaj kohe që u shmangëm për tu pozicionuar përballë mjetit të policisë kam nxjerrë armën e shërbimit dhe kam parë se automjeti i këtyre personave u nis me shpejtësi për tu larguar në drejtim të Lezhës dhe kam qëlluar disa herë me armën e zjarrit të shërbimit në drejtim të këtij mjeti duke mbajtur vijën e shënimit në pjesën e poshtme të mjetit dhe gomave, ku mjetit i është çarë goma dhe ka vazhduar rrugën në drejtim të Lezhës. Menjëherë së bashku me Petritin kemi bërë bllokimin e dy personave duke i shtrirë në tokë. Më pas, Petriti ka ikur për të parë Saimirin dhe sapo e ka parë më ka thënë që Saimiri është plagosur. Menjëherë kam lajmëruar ambulancën dhe kemi mbajtur dy personat për t’i shoqëruar në polici,”-tregonte ai për vrasjen e kolegut të tij, e cila edhe sot është e mbuluar me mister për shkak të kushteve jo të natyrshme që ndodhi.

Aldi Rama e vrau efektivin e Policisë për punë 2 minutash që nga momenti i ndalimit, kohë që lë shumë pak hapësirë për interpretim. Ndërkohë që po aq e dyshimtë ishte edhe vetëvrasja e të riut ndër kallama në lagunën Kune Vain. Mesa duket Palushi nuk është kolegu më i përshtatshëm për të mbrojtur krahët në rast rrezikut, kjo pasi prej kohësh ishte bërë “njësh” me bandat. Pra kemi arritur në pikën që në Shqipëri, krimin e paguajmë dhe e veshim me nder e respekt si funksionar të lartë të shtetit. Madje e paguajmë edhe çdo muaj me taksat tona, që në fund të na vrasë apo të na burgosë padrejtësisht, e gjitha për llogari ta bandave kriminale dhe interesave personale. Kjo nuk është Policia që duam…!

Posti Mëparshëm

Zbardhet vrasja e vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela/ Ja kush e ekzekutoi Bujar Çelën

Posti tjetër

Operacioni i SPAK/ Ervis Martinaj porositi vrasjen e Endrit Dokles

Të Ngjashme

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit
Kryesore

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit

10 Prill 2023, 4:31
Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy
Kryesore

Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy

10 Prill 2023, 4:22
Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?
Kryesore

Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?

10 Prill 2023, 4:20
Posti tjetër
Operacioni i SPAK/ Ervis Martinaj porositi vrasjen e Endrit Dokles

Operacioni i SPAK/ Ervis Martinaj porositi vrasjen e Endrit Dokles

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Kush është njeriu që ka “stresuar” miliarderët e botës, Elon Musk, Bill Gates e Jeff Bezos

FOTO/ Shkëmbi i kuq që “ngrihet nga hiçi” dhe ishulli Kangur, dy vendet që duhet t’i vizitoni patjetër

Rusia akuzon zyrtarisht gazetarin amerikan për spiunazh

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr