CEO i Teslas Elon Musk ka mohuar pretendimet se ai ka ngacmuar seksualisht një stjuardesë në një avion privat në vitin 2016. Ai quajti akuzat “krejtësisht të pavërteta”.
Sipas The Guardian, “SpaceX” kompania e themeluar nga Musk e pezulloi nga puna stjuardesën pasi sipas tyre ajo shfaqi një sjellje të pahijshme seksuale ndaj Musk. Kompania e pagoi shoqërueses me rreth 250,000 dollarë (200,000 £) që të largohej nga puna.
Shoqëruesja ishte një anëtarë e ekuipazhit të kabinës e cili ishte kontraktuar të punonte për flotën e avionëve të korporatës SpaceX. Sipas intervistave dhe dokumenteve të siguruara nga Business Insider, ajo akuzoi Musk-un se ai e kishte ngacmuar atë seksualisht.
Musk, i cili ka një pasuri prej 212 miliardë dollarësh dhe është gjithashtu CEO i prodhuesit të makinave elektrike Tesla, u tha 94.1 milionë ndjekësve të tij në Twitter se akuzat ishin të pavërteta.
Incidenti i supozuar ndodhi në vitin 2016 dhe zgjidhja u ra dakord në vitin 2018. Shoqëruesja, emri i së cilës nuk përmendet nga Insajderi, i tha shoqes së saj se asaj iu kërkua të shkonte në kabinën e Musk gjatë një fluturimi për në Londër për të bërë masazh dhe në momentin që ka hyrë në kabinë ka parë Musk plotësisht të zhveshur. Në deklaratë thuhej se gjatë masazhit Musk “ekspozoi organet e tij gjenitale”.