Presidentin i Këshillit Europian, Charles Michel është duke zhvilluar një tur dy ditor në Ballkan ku ditën e sotme takoi kryeministrin shqiptar dhe shprehu mbështetjen e tij për nismën e Ballkanit të Hapur.
“Për sa i përket Ballkanit të Hapur unë e mbështes këtë nismë, dhe ftoj të gjitha shtetet të bashkohen. Kjo do ta lehtësojë afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian”, tha Michel.
Një ditë më parë ai vizitoi Beogradin ku u prit nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç ku pas konferencës për shtyp që mbajtën me gazetarët ata kanë kaluar një mbrëmje së bashku.
Vuçiç postoi një foto në Instagram së bashku me Michel, ku shihet se janë duke pjekur qote në zgarë.
“Kemi përgatitur qofte bashkë. Faleminderit Charles Michel për vizitën dhe për mbështetjen e së ardhmes evropiane të Serbisë!”, ka shkruar Vuçiç.
Gjatë konferencës së djeshme Vuçiç theksoi se Michel është ndër të vetmit përfaqësues të Bashkimit Europian që gjithmon ka shprehur gadishmërinë që të dëgjojë dhe të mbështesë Serbinë.