Një Ferrari me vlerë 500 mijë paund është shkatërruar pasi është përplasur kokë më kokë me një varg makinash të parkuara.
Super makina SF90, e njohur si “makina më e shpejtë e dekadës” u përplas me automjetet në rrugën Hagley në Birmingham dje në mbrëmje.
Policët dhe ekipet e zjarrfikësve nxituan në vendngjarje në orën 19:40 pasi super makina e kuqe me shkëlqim u përplas me tre të tjera.
Fotot tronditëse nga vendi i ngjarjes tregojnë se makina, me vlerë gjysmë milioni paund është shkatërruar plotësisht.
Jastëkët e tij të ajrit u hapën dhe për fat të mirë askush nuk u lëndua.
Nuk dihet se sa shpejt po udhëtonte makina.