Gjatë fjalimit t të mbrëmjes së djeshme (26 maj) presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ofensiva e intensifikuar ushtarake e Rusisë në Donbas është politikë e qartë gjenocidi ndaj popullit ukrainas.
“Ofensiva aktuale e pushtuesve në Donbas mund ta bëjë rajonin të pabanuar”, tha Zelensky. Ata duan të djegin Popasna, Bakhmut, Lyman, Lysychansk dhe Severodonetsk. Duan ti bëjnë hi si Volnovakha dhe si Mariupol”, tha Zelensky.
Ndër të tjera Zelensky tha se ushtrimi i presionit ndaj Rusisë “është fjalë për fjalë çështje për shpëtimin e jetës së ukrainasve” dhe se çdo vonesë, mosmarrëveshje ose propozim për “të qetësuar” Rusinë çon në “qytetarë ukrainas të vrarë” si dhe kërcënime të reja për të gjithë në kontinent.