Një vajzë gjashtë muajshe ka rezultuar pozitive për kokainë. Foshnja ishte e shtruar në spitalin e Padovës që prej fillimit të majit për hemorragji cerebrale, raporton Tgcom24.
Prindërit e saj janë vënë nën hetim pasi dyshohet se mund ta kenë keqtrajtuar. Fëmija, siç raportohet nga gazetat lokale, ishte transferuar nga spitali në Chioggia më 9 maj, pasi kishte të vjella.
Tashmë hetuesit duan të kuptojnë nëse vajza e vogël ka qenë viktimë e sindromës “baby shake”, pra dridhjet e dhunshme dhe të vazhdueshme për ta bërë atë të pushojë së qari, apo trauma e pësuar është shkaktuar nga mosvëmendja e njërit prej prindërve.
Për momentin, Prokuroria Publike e Venecias ka hapur një dosje pa hipotezën e krimit dhe pa të dyshuar.