Jeta luksoze, makinat më të fundit, veshjet më të shtrenjta të reperëve shqiptarë duket se nuk vjen nga profesioni i tyre. Reperi i njohur, 2PO2, emri i së cilit është Besnik Canolli ka deklaruar në emisionin “Pressing” se ka nga ata artistë që fitojnë nga 15 deri në 20 mijë euro në një koncert mirëpo analisti tha se ka nga ata persona që janë të lidhur me grupet kriminale.
BISEDA:
Analisti: Një numër i caktuar janë të lidhur shumë me grupe kriminale. Shikoni luksin e tyre. Këngëtarët thonë se kanë koncerte. Gënjejnë. Nuk ka pasuri aq në Kosovë sa të kenë atë pasuri.Shikoni pasurinë e tyre. Shikoni udhëtimet e tyre. Janë të lidhura ngushtë me grupe kriminale. Një pjesë e këtyre shërbejnë si logjistikë e grupeve kriminale.Ajo pasuri të cilën ata e shfaqin nuk ka gjasa të gjenerohet prej atij aktiviteti komercial. Nuk ka teori. Nuk ka gjasa.
2po2: Ndoshta profesori nuk është në dijeni për fitimet e reperëve. Disa i marrin nga 15 deri në 20 mijë euro për një koncert”.