Babai i 20-vjeçares nga Librazhdi që u kap në shtrat me të dashurin nga familjarët e bashkëshortit ka rrëfyer momentin kur vajza e tij është marrë nga policia nga banesa e të shoqit.
Ai tregoi se vajza e tij u vesh vetëm me pantallona dhe bluze të hollë, pa të brendshme, ndërsa vjehrra e dhunonte dhe e ofendonte me fjalë banale, teksa e filmonin “sikur të ishte ndeshje futbolli”.
I ati i të resë tha se në momentin kur e dërguan në komisariat, ai ra pa ndjenja kurse efektivët bënin humor me ngjarjen.
Ai u shpreh se të bijën e dërguan nga komisariati në urgjencë pa u konsultuar me të.
“Kishte shkuar pa ndjenja në spital, gjithë natën vajza aty”, tregoi babai.
I ati 20-vjeçares tregoi se nuk ka komunikuar me bashkëshortin e të bijës, pasi ai dhe familjarët e tij i kanë bërë bllok.