Oriola Marashi dhe Kejvina Kthella i kanë dhënë fund miqësisë së tyre që konsiderohej model në botën e showbizz-it shqiptar.
Edhe pse dikur shoqëroheshin në festa e udhëtime njësoj si te “Sex and the city”, dyshja prej kohësh nuk ndiqet më në rrjetet sociale.
Thuhet se bukuroshet janë ftohur me njëra-tjetrën për shkak të një mashkulli i cili ka filtruar me të dyja.
Ndërkohë, Kthella dhe Marashi ende nuk e kanë sqaruar prishjen e miqësisë së tyre e cila ka ngritur jo pak pikëpyetje.