Gazetarja kosovare Blerta Foniqi Kabashi, ka rrëfyer në “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, momentin kur aho dhe familja e saj janë detyruar të largohen me dhunë në vitin 1999-të nga Prishtina, në drejtim të Bllacës në kufi me Maqedoninë e Veriut.
Blerta e cila në atë kohë ka qenë 15-vjecce, ka rrëfyer se ajo ka rënë për të fjetur mbi një varr, dhe këtë e ka kuptuar vetëm në mëngjes, pasi ka qenë shumë e lodhur dhe e tensionuar nga udhëtimi me tren.
Pjesë nga diskutimi:
Karadaku: Blerta ti ke shkuar diku se natën e parë në Bllacë ashtu siç keni fjetur në atë vend me baltë, keni thënë që keni fjetur dhe e keni gjetur veten në mëngjes duke fjetur mbi një varr?
Blerta: Është e vërtetë Linda, lodhja ishte shumë e madhe, dhe kur jam zgjuar në mëngjes e kam parë vetën mbi mermerin e një varri, por në atë moment ai ishte shtrati më i mirë, uroj që mos i përsëritet askujt, uroj që ukrainasit të kthehen sa më shpejt në vendin e tyre. Edhe ne në atë kohë nuk e dinim çfarë po ndodhte por sot Kosova është vend i lirë, Kosova është një vend i zhvilluar dhe po zhvillohet më tej. Unë shpresoj që ata të kthehen sa më shpejt dhe të mos e humbasin shpresën.