Ish kryeministri Sali Berisha u pyet nëse do të votonte për Presidente të vendit Majlinda Bregun, që është një nga emrat që përflitet se mund të propozohet si kandidate nga PS.
Në një prononcim për mediat, Berisha e vlerësoi figurën e Bregut, e cila ka qenë ministre e Integrimit në kohën që qeveriste Berisha.
Por ai e quajti zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, në farsë elektorale presidenciale.
Pyetje: Përflitet emri i Majlinda Bregut si presidente, ka qenë ministre e PD, do e votonit?
“Mundësisht më pyet për PD, mos më pyet për farsën elektorale presidenciale. Ajo është një figurë e respektuar tani është në diplomaci, por sot jam këtu për pikërisht për këto që dëgjuat. Pse doni të klononi lajmim tim”, tha Berisha.
Majlinda Bregu, ish-ministrja e qeverisë Berisha është një ndër emrat që përflitet se do të sillet nga maxhoranca për t’u votuar si presidente. Madje, kreu i grupit të PS, Taulant Balla u shpreh pak ditë më parë se nëse maxhoranca do ta kishte sjellë si emër mund ta kishin votuar.