Një grua ka rënën në prangat e policisë nën akuzë për vrasjen e të dashurit të saj në Britaninë e Madhe.
24-vjeçarja Taylor Schabusiness u arrestua pasi policët shkuan në shtëpinë e saj për ta kontrolluar, sepse ajo kishte hequr byzylykun e sigurisë. Byzylyku i ishte vendosur pasi ajo ishte vendosur në arrest shtëpie për shkak se më herët kishte sulmuar një person në rrugë. Ajo ishte diangostifikuar me shenja bipolariteti dhe psikopatie.
Në shtëpinë e24-vjeçares policët gjetën disa shenja gjaku, që i drejtuan drejt bodrumit ku dëshmuan një skenë të tmerrshme, ideale për një film horror.
Trupi i të dashurit të saj i ndarë në copa ishte mbi një tavolinë pune, ndërsa koka e tij e vendosur në një raft si një trofe. Një raport i policisë thotë se pamja që përshëndeti oficerët ishte “groteske”.
Schabusiness dëshmoi në polici se ajo dhe viktima Shad Thyrion kishin përdorur drogë, duke përfshirë metamentin, dhe kishin bërë seks kur Thyrion u asfiksua. Pasi e ka përdhunuar teksa ishte pa ndjenja, ajo e ka copëtuar trupin me thikë.