E Enjte, Gusht 11, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Lidhja me Emiljano Shullazin, kush e vrau ‘Padrinon e Vlorës’. Orët e fundit para se Edison Harizaj të qëllohej

8 Qershor 2022, 23:53
in Kryesore, Shqipëri
Lidhja me Emiljano Shullazin, kush e vrau ‘Padrinon e Vlorës’. Orët e fundit para se Edison Harizaj të qëllohej
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Edison Harizaj kishte kohë që nuk dilte nga fortesa e tij. E cila thuhej se ruhej nga njerëz të armatosur. Madje edhe kur e dilte prej andej, sigurohej të kishte rrugën e lirë nga armiqtë e shumtë që kishte krijuar në botën e jashtme.

Ashtu si edhe ‘kumbari’ i tij Toto Riina, ai kishte zgjedhur si fortifikim pallatet që kishte në administrim për t’u strehuar.

Ndoshta për këtë fakt apo edhe për brutalitetin e tij, ai kishte fituar me kohën edhe nofkën ‘Padrino i Vlorës’, apo ‘Edisioni i 7 Pallateve’ për hermetizimin që i kishte krijuar vetes. Por që nuk do të ishin nofkat e vetme që ai mbante mbi shpinë.

Pasi ai njihej në rrethet kriminale dhe më gjerë edhe si ‘Faqedjeguri’.

Një cen, që i kishte mbetur si nofkë që nga fëmijëria e hershme, ku kishte pësuar djegie në njërën faqe. Por me gjithë këto nofka që të ngjallin krupën dhe jetës prej të izoluari që bënte Edison Harizaj, nuk mundi t’i shpëtojë armiqve të tij.

Që mezi ç’prisnin ta kishin në pritë. Ku edhe pse ruhej në mënyrën më skrupuloze të mundshme, e kishte kuptuar se fundi i tij ishte i shpejtë. Për këtë arsye ai kishte rritur diskrecionin dhe masat e sigurisë.

Duke krijuar një rreth hermetik miqsh. Ndërsa parandjenja se diçka e keqe mund t’i ndodhte duket se po e shoqëronte shpesh kohët e fundit.Ku këtë shqetësim paranormal ia kishte komunikuar edhe një mikut të tij.

Edison Harizaj

“Shiko mik. Po më ndjekin, kam një parandjenjë të keqe”.

I ndjekur nga paranoja se diçka mund ti ndodhte, së fundmi ai kishte ndërruar edhe fortesën e tij. Duke u zhvendosur nga bunkeri i tij i pallateve në Vlorë në një tjetër fortifikatë, anës detit në Durrës. Aty ku thuhet se ishte në mbrojtjen e një organizate kriminale.

Por kjo ndjenjë turbullie që e shqetësonte së fundmi, nuk e shpëtoi dot Edison Faqedjegurin nga armiqtë e tij. As nuk i dha mundësinë të krijonte një mbrojtje më të mirë për veten. Edison Harizaj u ekzekutua natën e 6 nëntorit 2018, në lagjen nr 13 në Durrës.

Ndërsa po udhëtonte si pasagjer në makinën e drejtuar nga miku i tij, Genci Caca, i cili fillimisht mbeti i plagosur rëndë, por që më pas edhe ky humbi jetën në Spitalin e Traumës. Pamëshira e armiqve të Harizaj ishte e madhe. Ata derdhën mbi makinën me të cilën ai dhe miku i tij udhëtonin, mbi 50 plumba. Ndërsa errësira mori me vete nga ajo natë edhe autorët dhe porositësit e krimit.

Dosja Hetimore

“Më datë 06.11.2018 ora 22.50 në lagjen nr.13 Plazh Durrës nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar në drejtim të automjetit i tipit Audi A8 me ngjyrë të zezë me targa AA 867 TX, ku si pasojë ka gjetur vdekjen Edison Fatmir Harizaj, person me tendencë të theksuara kriminale. Si edhe është plagosur rëndë Genci Gjergji Caci. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor në cilësinë e provës materiale sekuestroi 52 gëzhoja kalibër 7.62 mm model 56, automjeti me targa AA 867 TX.”. Lidhur mbi këtë atentat, grupi hetimor mori në pyetje fillimisht anëtarë të familjeve të viktimave. I pari që u mor në pyetje ishte vëllai i Edison Harizaj, që mendohej të ishte edhe shënjestra e atentatit. Ai tha se ishte jashtë Shqipërisë kur mësoi për lajmin e vrasjes së vëllait. Dhe se ishte kthyer me urgjencë. Por nuk dha asnjë informacion të vlefshëm për aktivitetin e Edison Harizaj.

“Prej 20 vitesh jetoj në Britaninë e Madhe. Kisha 2 vite që se kisha takuar familjen, sepse nuk isha kthyer në Shqipëri. Me Edisonin kisha kontakte të vazhdueshme telefonike. Ne si familje nuk kemi konflikte apo hasmëri. Me Edisonin nuk kisha biseduar për problemet që mund të kishte. Kur mësova lajmin e vrasjes së tij u nisa me urgjencë për ceremoninë mortore”, tha Amarildo Harizaj, vëllai i Edison Harizajt.

Paralelisht me familjarët e Harizaj, grupi hetimor mori edhe dëshmitë e familjes Caci. Genci Cacit, mikut të vrarë të Edison Harizaj.

“Djali jonë nuk kishte asnjë konflikt. Atë ditë unë dhe bashkëshortja, jemi gjendur në Tiranë. Në drekë, bashkë me bashkëshorten shkuam në shtëpi. Genci sapo ishte ngritur nga gjumi. U nisëm për në Vlorë pasi do të bënim një vizitë te një kushëri i joni. Në mbrëmje na talefonuan dhe na thanë se Genci ishte plagosur. Lajmin e pamë edhe në televizion. U nisëm me urgjencë drejt Durrësit, më pas në spitalin e Traumës. Genci ndërroi jetë më vonë. Në lidhje me makinën që drejtonte në momentin kur u goditën, ne nuk kishim asnjë dijeni që ajo ishte ne emër të djalit”, pohoi Gjergji Caci, babai i Genci Cacit.

Grupi hetimor nuk kishte asnjë dyshim se objektivi i atentatit ishte Edison Harizaj. Makina e përdorur në atentat u gjet si zakonisht e djegur vetëm disa orë pas krimit. Por në të nuk u gjet asnjë provë që mund të ndihmonte hetimin. Automjeti rezultoi të ishte në pronësi të një shtetasi të huaj dhe nuk rezultonte e regjistruar në Shqipëri. Ndërsa vendi i zgjedhur nga autorët për të kryer krimin nuk ishte i survejuar nga kamerat. Çka tregon se jo më kot ishte përzgjedhur për t’i bërë pritë Edison Harizajt. Që lëvizte me një makinë gjysmë të blinduar. Sipas të dhënave hetimore, natën para krimit, Edison Harizaj po lëvizte nga Vlora në Tiranë.

Këtu ku thuhet se darkoi me disa miq të tij në një nga lokalet në periferi të kryeqytetit. Më pas anasjelltas, thuhet se ai la Tiranën për t’u kthyer sërish drejt Vlorës. Lëvizje e cila duket se ka qenë e monitoruar në përpikëri edhe nga vrasësit. Të cilët duhet të kenë qenë të shumtë. Një arsye përse ata zgjodhën Durrësin për të kryer ekzekutimin mendohet të ketë qenë edhe për shkak të masave të forta të sigurisë që Harizaj kishte në Vlorë. Çka do ta bënte edhe më të pamundur eliminimin e tij.(BW)

Posti Mëparshëm

“Ne po mblidhnim kufomat në Belgjikë”/ Hoxha për vrasjen e ‘Padrinos së Vlorës’: Dyshime kishte për një grup nga Tirana, dy nga Durrësi dhe një nga…

Posti tjetër

“S’kam bërë asnjë gabim gjatë udhëheqjes sime”/ Angela Merkel flet për Putinin, luftën dhe përgjegjësinë e saj

Të Ngjashme

‘Ne nuk fituam’/ Trump e pranon për herë të parë se Biden e mundi në zgjedhjet presidenciale
Kryesore

Pas kontrollit të vilës në Mar-a-Lago/ Ish-presidenti Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurori i Përgjithshëm

10 Gusht 2022, 20:20
“Më fal, bëhu i fortë”/ Kush është e reja shqiptare që i dha fund jetës në qeli, gjyqtari italian letër prekëse: Dështova…
Kryesore

“Më fal, bëhu i fortë”/ Kush është e reja shqiptare që i dha fund jetës në qeli, gjyqtari italian letër prekëse: Dështova…

10 Gusht 2022, 19:19
“Shqiptarët ekspozojnë mashtrimin e azilit”/ Gazetarja britanike: Vendi i tyre është një vend tmerrësisht i varfër, ata s’janë luftë por…
Kryesore

“Shqiptarët ekspozojnë mashtrimin e azilit”/ Gazetarja britanike: Vendi i tyre është një vend tmerrësisht i varfër, ata s’janë luftë por…

10 Gusht 2022, 19:01
Posti tjetër
“S’kam bërë asnjë gabim gjatë udhëheqjes sime”/ Angela Merkel flet për Putinin, luftën dhe përgjegjësinë e saj

“S’kam bërë asnjë gabim gjatë udhëheqjes sime”/ Angela Merkel flet për Putinin, luftën dhe përgjegjësinë e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Zbulohen gjurmët e njeriut 12 mijë vjet më parë

Sulmet kibernetike/ AKSHI: Faqet zyrtare të institucioneve dalin sërish offline, ndërhyjmë në sistem

“S’kemi interes ta shesim”/ Tuhel “i mbyll derën” largimit të Brojës: Është këtu për të na befasuar

Thatësira më e madhe në 70 vite, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr