Gjykata Speciale ka vendosur të lërë sërish në qeli ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.
Vendimi i marrë ditën e sotme përcaktion zgjatjen e qëndrimit në paraburgim dhe është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.