Një 25-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga policia në Ohajo. Kjo ka nxitur protestuesit të dalin e të marshojnë në Akron duke kërkuar drejtësi për afrikano-amerikanin 25 vjeçar Jayland Walker, për të cilin policia tha fillimisht se ishte ndaluar për një shkelje të rregullave të trafikut.
Sipas autoriteteve, oficerët qëlluan dhe vranë Walker, pasi ai u largua nga policia që po e ndiqte për një shkelje të trafikut dhe një shkelje të rregullave të qarkullimit.
Videoja tregoi oficerët duke u përpjekur për të ndaluar Walkerin mirëpo në fund e qëlluan duke e lënë të vdekur. Pamjet e publikuara nga policia tregojnë sesi situtata degradoi deri në përdorimin e armës.
Policia e ndoqi afrikano-amerikanin Walker për një kohë të shkurtër në makinën e tij dhe më pas ai doli nga makina e tij dhe u largua me vrap. Sipas njoftimeve, ai është qëlluar të paktën 60 herë nga policia.
“Ai ishte ndoshta një nga njerëzit më pozitivë që kam takuar ndonjëherë. Pra, kur e dëgjova për herë të parë lajmin mendova se ishte bërë ndonjë gabim. Mendova se kishin qëlluar dikë tjetër. Por, jam i trishtuar që tani nuk mund të flas më me të”, tha një prej protestuestuesve.
Shefi i Policisë së qytetit të Akronit tha se afrikano-amerikani Jayland Walker kishte hapur zjarr ndaj policisë para se policia t’i afrohej makinës së tij.