Ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin duke folur kete te enjte ne Kuvend e ka quajtur Sali Berishen shembullin e nje politike te mbrapshte, per te cilen tha se shume njerez jane zene e vrare neper protesta “per hir te interesave” te politikes.
Duke komentuar protesten e thirrur nga Berisha kete te enjte, Spiropali tha se “në katin e dytë të Kryeministrise do jetë aty nga ti shihje gardën që qëllonte do shohësh jo kryeministrin por kryeprotestuesin”.
“Sot para Kryeministrisë ka një protestë shpresoj të mos habiteni nëse u them që është gjë mjaft e mirë që qytetarët dalin në bulevard. Ua thotë një njeri që ka protestuar me uri për lirinë e votës, do doja të shihja ata që po i godet kriza e jo ata që janë bashkë aksionerë në ashpërsimin e saj, jo ata që vijnë me Range Rover e përdorin si mish për topat e luftës për pushtet me te varferit.
Pi ujë Sali kudo të jesh se është vapë e të pret një pasdite e lodhshme në protestën vetmitare dhe private. Po kërkon të shpikësh vetveten, ngri furtunën e radhës mos kujto se dhe ata që ke rrotull nuk e dinë që janë mercenarë në një luftë që ju përket”, tha Spiropali.
“Politika i ka tregtuar e jo pa sukses hallet e saj si hallet e publikut dhe Shqipërisë. Në emër të kësaj qytetarë janë derdhur në sheshe kanë protestuar, janë ndeshur me njëri tjetrin e janë vrarë, janë zënë e ndarë, janë ndeshur si tifozë për këta që vijnë helmojnë podiumet këtu, kurse loja bëhej gjetkë”, u shpreh me heret ministrja Spiropali.