Shtatë persona janë plagosur dhe mijëra të tjerë kanë shpëtuar ‘për një fije’ pa u goditur nga demat në Festivalin San Fermin në Pamplona, Spanjë. Gjithsej shtatë burra, gjashtë spanjollë dhe një francez kërkuan trajtim spitalor pas vrapimit me dema mëngjesin e sotëm por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk u lëndua rëndë. Raportimet fillestare thonin se ishin goditur nga brirët por në fakt vetëm ishin gërvishtur prej demave dhe jo shpuar.
Festivali i demave tërheq një numër të madh vizitorësh nga e gjithë bota. Mijëra burra dhe gra, marrin pjesë në ‘encierros’, ose vrapimet e demave, duke u përpjekur të shmangin demat. Rruga prej 875 metrash spërkatet me një substancë për të ndihmuar në parandalimin e rrëshqitjes së demave në qoshet e ngushta.
Gjashtëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në vrapimet e demave në Pamplona që nga viti 1910, me vdekjen e fundit në vitin 2009.