Elon Musk ka “ngacmuar” Twitter-in pasi kompania pritet ta çojë në gjyq për tërheqjen e ofertës për blerje prej 44 miliardë dollarësh, me një seri memesh. Miliarderi 51-vjeçar, ndau në platformën sociale një foto të Chuck Norris-it në një tavolinë shahu, ndërsa një gur shahu i bardhë që qëndron përballë një “ushtrie” gurësh të zinj.
Në një tjetër meme të publikuar Musk tallet me gjigantin e mediave sociale për marrjen e masave ligjore, sepse kjo do të thotë se ata do të nxjerrin zbuluar detaje që ai dëshiron të zbulohen.
Seria e komenteve u shpërnda krahas fotove të tij duke qeshur në mënyrë histerike në krahun e djathtë. Kjo vjen pasi Musk u tërhoq nga marrëveshja e tij të premten, sepse Twitter refuzoi të dorëzonte informacione për numrin e llogarive të rreme në faqen e tij.
Por gjigandi i teknologjisë u kundërpërgjigj shpejt dhe tha se “do ta tërhiqte zvarrë” në Gjykatën e Kancelarisë së Delaware në përpjekje për të detyruar të mbajnë “fjalën.” Njeriu më i pasur në botë e shmangu këtë temë kur u shfaq në Konferencën e Sun Valley në Idaho të shtunën, por më në fund foli përmes memeve.