Francesco Totti dhe Ilary Blasi i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë pas 23 vitesh së bashku.
Legjenda e Romës dhe prezantuesja italiane, prindër të tre fëmijëve, Chanel, Isabel dhe Cristian, dhanë lajmin për fundin e martesës së tyre pasi në media u përfol për një krizë të fortë në çift.
Në atë kohë, çifti mohoi lajmet për një ndarje por duket se marrëdhënies së tyre i ka ardhur fundi.
45-vjeçari u përfol në muajin shkurt për një romancë me Noemi Bocchi dhe ka shenja të forta se biondja i ka rrëmbyer zemrën përpara se çifti të ndaheshin.
Makina e Totti është parë e parkuar poshtë shtëpisë së saj, ndërsa gjatë ndeshjes Roma-Genova janë parë së bashku të ulur në stadium.
Me pak fjalë, të dy kanë të përbashkët pasionin e tyre për futbollin. Gjithashtu dyshja kanë një dashuri të madhe për sportin e Padel. Javët e fundit futbollisti mësohet se ma kaluar shumë kohë duke luajtur këtë lloj sporti, larg bashkëshortes së tij, e cila nga ana tjetër shijonte pushimet me fëmijët e saj.
Historia e dashurisë mes Noemit dhe Tottit mësohet se ka nisur disa muaj më parë dhe raportohet se kur ky i fundit u përfshi në aksident, ajo vrapoi drejt vendngjarjes për të qenë pranë tij.
Noemi Bocchi ka qenë e martuar me një sipërmarrës të njohur, menaxher i një ekipi të Lacios.
Profili i tij në Instagram është aktualisht privat, shenjë që ajo dëshiron të qëndrojë larg vëmendjes mediatike, ndërsa ka rreth 3 mijë ndjekës në rrjetin social.
Ndërkohë, teksa Totti ngushëllon veten me partneren e re, edhe Ilary Balsi raportohet se ka nisur një romanë.
Bëhet fjalë për “një djalë të pashë, për të cilin ajo lë kokën”, raportojnë mediat italiane.
“Gjithçka filloi kur kapiteni lexoi disa mesazhe komprometuese në telefonin e gruas së tij”, shpjegon revista Chi. “Ka zëra për një lidhje me një djalë të ri të pashëm, për të cilin Blasi ka rënë në dashuri kokë e këmbë, të cilin e ka mbajtur larg qendër së vëmendjes gjatë udhëtimeve të saj. Numri 1 i Romës u përpoq të bënte gjithçka që ishte e mundur deri në fund për të mbrojtur fëmijët e tij.”
Nuk dihet nëse marrëdhënia e ishte konsumuar nga të dyja palët dhe çifti kanë gjetur ngushëllim tek partnerë të tjerë, apo Francesco Totti ishte zhgënjyer nga sjellja e bashkëshortes, apo Ilary Blasi kishte dyshime për marrëdhënien e tij me Noemi,
Çifti u martuan në vitin 2005 dhe shumë shpejt erdhi në jetë fëmija i tyre i parë, djali Cristian, pastaj dy fëmijët e tjerë, Chanel, në 2007 dhe Isabel, në 2012.