Autoritetet angleze kanë dënuar me burg dy shqiptarët që u kapën në mars të këtij viti duke kultivuar kanabis në një dyqan që supozohej të ishte berberhane.
Sipas medieve britanike dy shqiptarët e arrestuar janë Ardit Bytyci dhe Anolit Domi, të cilët pasi u arrestuan mohuan çdo akuzë për kultivim të lëndëve narkotike.
Sipas avokatëve mbrojtës Bytyçi, pa precedent të mëparshëm penal ka hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe ka kërkuar avokat për ta ndihmuar në çështjet e emigracionit.
Megjithatë prokurori i çështjes tha se në telefonat e dy shqiptarëve u gjetën foto të kanabisit që policia sekuestroi në objektin të cilin shqiptarët e kishin marrë me qira për të hapur biznesin e berberhanes.
Sipas autoriteteve britanike Ardit Bytyci i cili u dënua me 2 vite burg ka luajtur rol të rëndësishëm në shtëpinë e barit, ndërsa Anolit Domi i dënuar me 1 vit burgim ishte vartës i të parit.