Administrata e Bidenit po u bën thirrje njerëzve që të ushtrojnë kujdes në lidhje me COVID-19, duke theksuar rëndësinë e marrjes së vaksinave përforcuese për ata që kanë të drejtë dhe mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, pasi dy variante të reja shumë të transmetueshme po përhapen me shpejtësi në të gjithë vendin.
Variantet e reja, të njohura si BA.4 dhe BA.5, janë degëzime të llojit omicron që ka qenë përgjegjës për pothuajse të gjithë përhapjen e virusit në SHBA dhe janë edhe më ngjitës se paraardhësit e tyre. Mjekët e Shtëpisë së Bardhë theksuan rëndësinë e marrjes së dozave përforcuese, edhe nëse jeni infektuar kohët e fundit.
“Aktualisht, shumë amerikanë janë të nën-vaksinuar, që do të thotë se ata nuk janë të përditësuar në lidhje me vaksinat e tyre për COVID-19,” tha Dr. Rochelle Walensky, drejtore e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Imuniteti zbehet, kështu që është thelbësore të qëndrojmë të përditësuar me vaksinat e COVID 19,” tha ai.
“Nëse je mbi 50 vjeç dhe nuk e ke marrë dozë përforëcuese këtë vit, duhet të shkosh të marrësh një”, tha koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Dr. Ashish Jha.
“Do të të shpëtojë jetën”, Jha dhe Fauci thanë se SHBA po diskuton rregullisht zgjerimin e përshtatshmërisë për një injeksion të dytë përforcues për të gjithë të rriturit, por ende nuk është marrë asnjë vendim./REL.