E Dielë, Mars 26, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

PS depoziton në Kuvend projektrezolutën kundër raportit të Dick Martyt për luftën në Kosovë

18 Korrik 2022, 16:16
in Kryesore, Shqipëri
PS depoziton në Kuvend projektrezolutën kundër raportit të Dick Martyt për luftën në Kosovë
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, Partia Socialiste me firmën e 11 deputetëve ka depozituar një Kuvendin e Shqipërisë një projekt-rezolutën kundër raportit të Dick Martyt mbi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Njoftimi i plotë

Lënda: Depozitohet propozimi për një “Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”

Të nderuar anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë,

Në vijim të qëndrimeve tona të kahershme për vlerësimin e legjitimitetit të luftës heroike e çlirimtare të UÇK dhe duke rishprehur qëndrimin tonë se nuk mund të vendosen paralele midis masakrave çnjerëzore, spastrimeve etnike, deportimeve, vrasjeve, përdhunimeve, plaçkitjeve dhe krimeve të luftës, nga drejtues dhe anëtarë të makinerisë zyrtare luftarake serbe dhe paramilitarët e saj gjatë luftës në Kosovë, nga njëra anë, dhe integritetit e kauzës së drejtë të luftës së UÇK si reagim në mbrojtje të jetës dhe lirisë të popullit në Kosovë, nga ana tjetër.

Bazuar në parimin se çdo dyshim për krime duhet zbardhur nga organet e drejtësisë sipas parimeve të procesit të rregullt ligjor dhe se nuk mund të ketë çështje pafundësisht në hetim por dhe se çdo proces do duhet të mbarojë dikur, me qëllim që popujt të gjejnë focën të pajtohen e jetojnë së bashku duke shëruar plagët e së shkuarës.

Konstatojmë se pas më shumë se dhjetë vitesh hetime të thelluara nga Task Forca Hetimore Speciale e BE dhe pasardhësja e saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendimet e ngritura në Raportin e  Dick Marty (Doc. 12462, datë 7 janar 2011), asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në APKiE, “për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë”, të përfshira në Rezolutën 1782 (2011) të APKiE, pika 1 dhe pika 4, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

Për këtë qëllim propozojmë këtë “Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, ku i kërkojmë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (Folloë up Report) dhe si rrjedhojë dhe një rishikim të Rezolutës 1782 (2011), duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

Gjithashtu i kërkohet Qeverisë shqiptare të mbetet plotësisht e përkushtuar për të ndihmuar drejtësinë dhe identifikuar përgjegjësinë për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi dhe përsërit thirrjen e tij për të gjithë të interesuarit që të bashkëpunojnë me Mekanizmin Ndërkombëtar për kryerjen e funksioneve të mbetura të gjykatave penale (IRMCT), brenda juridiksionit të saj.

Kjo projekt-Rezolutë, për të cilën besojmë se do të kemi mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, rikonfimon edhe një herë sikurse në rastet e mëparshme, vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën.

Taulant BALLA

Mimi KODHELI

Klotilda BUSHKA

Etilda GJONAJ

Blendi KLOSI

Etjen XHAFAJ

Petro KOCI

Hatixhe KONOMI

Bardhyl KOLLCAKU

Ilir PENDAVINJI

Arben PËLLUMBI

Posti Mëparshëm

INSTAT: Vetëm 4% e të rinjve nga mosha 15 deri në 29 vjeç në Shqipëri, janë edhe në punë edhe në shkollë

Posti tjetër

Lavrov vazhdon propagandën: Masakra e Reçakut “ishte inskenim”

Të Ngjashme

Edhe në 14 Maj me “spiunë” nëpër lista, Celibashi: Askush nuk pengohet për sa kohë ligjet janë në diskutim
Kryesore

Edhe në 14 Maj me “spiunë” nëpër lista, Celibashi: Askush nuk pengohet për sa kohë ligjet janë në diskutim

5 Mars 2023, 23:26
Frikë nga gjakmarrja, motra e ‘serial-killerit’ Dan Hutra kërkon mbrojtje nga Policia
Kryesore

Frikë nga gjakmarrja, motra e ‘serial-killerit’ Dan Hutra kërkon mbrojtje nga Policia

5 Mars 2023, 23:26
Konfirmohet vdekja e 6 shqiptarëve në Greqi, Xhaçka: Kaq shumë jetë të prera në mënyrë kaq tragjike
Kryesore

Konfirmohet vdekja e 6 shqiptarëve në Greqi, Xhaçka: Kaq shumë jetë të prera në mënyrë kaq tragjike

5 Mars 2023, 23:25
Posti tjetër
Evakuimi i afganëve/ Rusia ofrohet për transportin, Lavrov: Askush s’i ndalon avionët tanë të dalin nga Kabuli

Lavrov vazhdon propagandën: Masakra e Reçakut “ishte inskenim”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr