E Enjte, Mars 30, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Vrasësit kërkonin Vis Martinajn/ Skuadra e qitësve me pagesë në Fushë-Krujë nuk donte vetëm Brilandin

18 Korrik 2022, 11:33
in Kryesore, Shqipëri
Operacioni i SPAK/ Dështon kapja e “Boss-ëve” të krimit? Çfarë u gjet në shtëpinë e Ervis Martinajt
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Sulmi me armë mesditën e së dielës në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë 3 persona, ka pasur si synim vrasjen jo vetëm të Briland Martinajt, por edhe djalit të xhaxhait të tij, Ervis Martinaj.

Objektivi i atentatit të se dielës që shkaktoi tri viktima në Fushë Krujë dyshohet se ka qenë personi në kërkim Ervis Martinaj.

Grupi i autorëve, që besohet se kanë qenë të paktën 4 persona kanë dalë në rrugën që lidh Rinasin me Fushë-Krujën, për të goditur automjetin ku ndodhej Briland Martinaj, duke menduar se aty ndodhej edhe Ervis Martinaj, raporton Ora News.

Hetuesit e kanë ngritur këtë dyshim duke u nisur nga numri i personave të angazhuar në atentat dhe mënyra e sofistikuar e organizimit të ngjarjes.

Ervis Martinaj prej 18 Majit 2022 qëndron i fshehur, për shkak të një mase “arrest në burg” të vendosur nga SPAK, për akuzën e “Sigurimit të mjeteve për të kryer vrasjen” e Endrit Dokles kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Briland Martinaj, ishte njeriu më i besuar i tij, që shpesh kryente transportimin e biznesmenit të shpallur në kërkim gjatë lëvizjeve të tij.

Mbikalimi i Fushë-Krujës, nuk mbulohet me kamera sigurie, të asnjë prej bizneseve dhe aq më tepër, nuk ka fushë-pamje nga dy anët e tij, (Lindje-Perëndim), për shkak të vendosjes së hekurave të lartë, që shërbejnë për mbajtjen e makinave në raste aksidenti.

Ekzekutorët kanë zgjedhur këtë vend të hapnin zjarr, mbi dy kushërinjtë Martinaj, por që plani i tyre mesditën e djeshme, nuk u arrit të përmbushej plotësisht.

Kjo pasi Ervis Martinaj nuk ndodhej në makinën tip “Passat” të sulmuar me mbi 40 plumba automatiku.

Grupi prej 4 personash, arritën të krijonin një masakër të vërtetë, duke lënë të vdekur në vend 3 personat që ishin në makinë, ku njëri prej tyre, Diklen Vata, është ekzekutuar jashtë mjetit, teksa përpiqej ti shpëtonte plumbave.

Ndërsa dy personat e tjerë Arbër Hoxha dhe Briland Martinaj, mbetën të vdekur brenda në makinë pa arritur të bëjnë asnjë lëvizje. Martinaj dhe Hoxhaj, ishin në sediljet e para ndërsa mjeti “Passat” me benzinë është përfshirë nga flakët.

Policia nuk e di ende me saktësi nëse zjarri i është vënë nga autorët, apo plumba që kanë depërtuar makinën, kanë sjellë flakët.

Për momentin çështja, penale është regjistruar në prokurorinë e Krujës, për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 1 ose më shumë personave” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”./ oranews

Posti Mëparshëm

U ekzekutuan në Fushë-Krujë/ Brilant Martinaj i druhej një atentati dhe lëvizte me badigard/ Zbulohet roli i Diklen Vatës

Posti tjetër

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë/ Kryeministria: E njëjta metodë si në Ukrainë, por kemi “back up” të sigurt

Të Ngjashme

Edhe në 14 Maj me “spiunë” nëpër lista, Celibashi: Askush nuk pengohet për sa kohë ligjet janë në diskutim
Kryesore

Edhe në 14 Maj me “spiunë” nëpër lista, Celibashi: Askush nuk pengohet për sa kohë ligjet janë në diskutim

5 Mars 2023, 23:26
Frikë nga gjakmarrja, motra e ‘serial-killerit’ Dan Hutra kërkon mbrojtje nga Policia
Kryesore

Frikë nga gjakmarrja, motra e ‘serial-killerit’ Dan Hutra kërkon mbrojtje nga Policia

5 Mars 2023, 23:26
Konfirmohet vdekja e 6 shqiptarëve në Greqi, Xhaçka: Kaq shumë jetë të prera në mënyrë kaq tragjike
Kryesore

Konfirmohet vdekja e 6 shqiptarëve në Greqi, Xhaçka: Kaq shumë jetë të prera në mënyrë kaq tragjike

5 Mars 2023, 23:25
Posti tjetër
Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë/ Kryeministria: E njëjta metodë si në Ukrainë, por kemi “back up” të sigurt

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë/ Kryeministria: E njëjta metodë si në Ukrainë, por kemi “back up” të sigurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr