Shqipëria dhe SHBA festojnë sot 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Gjatë fjalës së tij, kryeministri i vendit Edi Rama, u shpreh se SHBA janë në shtëpinë e tyre, sepse kështu e kanë vendosur shqiptarët dhe sepse kështu e ka dashur gjithë kjo rrugë ku pa zellin e SHBA në vitin kur Fan Noli iu lut Presidenti Willson, Shqipëria mbase nuk do ekzistonte.
Rama theksoi gjithashtu se pa SHBA-në Shqipëria sot nuk do ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit.
Rama: Ishte dita e Pavarësisë kur i thashë Presidentit Willson të shpëtonte këtë racë të pashpresë dhe përgjigja e tij ishte “unë do të kem një zë në Kongresin e Paqes dhe atë do ta përdor në favor të Shqipërisë”. Nuk besoj se ndodh në ndonjë vend tjetër që gjithë qeveria dhe gjithë paria e vendit të mblidhen me ambasadoren dhe të kremtojnë ditën kur kanë firmosur marrëdhëniet diplomatike. Kjo nuk e bën aspak të pakuptueshme apo qesharake këtë që ndodh këtu në vendin tonë. Ndryshe nga të gjtiha vendet e tjera, pa asnjë përjashtim, në këtë marrëdhënie ka hyrë në mes një histori e pangjashme me asgjë tjetër që ka përcaktuar edhe këtë nivel dhe thellësi të marrëdhënies tonë me SHBA. Ne sot jemi këtu për 100 vjetorin, sepse më 28 korrik 1922 në ministrinë e Jashtme mbërrit dokumenti zyrtar që njoftonte qeverinë shqiptare se SHBA e njeh qeverinë shqiptare.
Kryeministri u shpreh se 100 vjetori vjen pas një historie që është përcaktuese në këtë marrëdhënie sot. Ai e cilësoi komunizmin si një periudhë përcaktuese që i shtyu shqiptarët ta duan SHBA-në dhe jo të largohen.
Rama: Historia e ndarjes me dhunë e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga bota dhe shkëputjes totale të çdo lidhjeje me SHBA. Madje e vendosjes së SHBA në shënjestrën e përditshme të diktaturës komuniste. Në një farë mënyrë Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se në të tërë për këtë ditë që jemi këtu. Ka punuar gjysmë shekulli për ta kthyer Shqipërinë dhe për t’i kthyer shqiptarët në dashnorët më të paepur të SHBA-së. të gjitha ato që regjimi komunist bëri për t’i laruar shqiptarët nga SHBA u përkthyen në kalimin e shqiptarëve në ekstremin tjetër.