Ministria Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se 40 të burgosur ukrainas janë vrarë pas Ukraina bombardoi një burg në Donetsk të kontrolluar nga separatistët.
Zyrtarët pretenduan se 75 të tjerë ishin plagosur gjatë një sulm me raketa në kampin e burgut në Olenivka.
Ushtria e Ukrainës mohoi të ketë kryer sulmin duke akuzuar Rusinë për bombardimin e burgut, duke shtuar se Moska po kërkon të mbulojë provat e torturës.
“Pushtuesit rusë ndoqën qëllimet e tyre kriminale, duke akuzuar kështu Ukrainën për “krime lufte” për të fshehur torturat e të burgosurve me urdhër të administratës pushtuese dhe komandës së Forcave të Armatosura të Federatës Ruse”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.
Në deklaratë thuhet: “Armiku rus vazhdon metodat e tij propagandistike për të zhvilluar një luftë informacioni për të akuzuar Forcat e Armatosura të Ukrainës për granatimet e infrastrukturës civile dhe popullatës, duke fshehur veprimet e tij tinëzare.”
Pamjet e publikuara në televizionin shtetëror rus tregojnë rrënojat e një ndërtese, e cila duket se përmban disa mbetje njerëzore.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se sulmi ishte kryer me artileri Himars të prodhuar nga SHBA dhe akuzoi Ukrainën për një provokim “të kryer qëllimisht”.
Zëdhënësi i ministrisë, gjenerallejtënant Igor Konashenkov, tha gjithashtu se tetë punonjës të burgut ishin plagosur.
Një numër trupash ukrainas që u dorëzuan te forcat ruse pas një rrethimi të zgjatur në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol u dërguan në Olenivka.
Zyrtarët ukrainas thanë se të burgosurit e luftës në Olenivka janë torturuar.