E Enjte, Mars 30, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Rajoni dhe Bota

72-vjeçari shqiptar u gjet i copëtuar në Itali/ Flet djali: Nuk e di kush donte ta lëndonte, është bërë copë pa arsye

4 Gusht 2022, 13:37
in Rajoni dhe Bota
72-vjeçari shqiptar u gjet i copëtuar në Itali/ Flet djali: Nuk e di kush donte ta lëndonte, është bërë copë pa arsye
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Shefki Kurti, 72-vjeç me origjinë shqiptare u gjet i copëtuar më 28 korrik në Itali.

Ekspertët e Ris po kërkojnë gjurmë gjaku kudo, madje edhe në apartamentin që i moshuari kishte blerë me mundim.

Hetuesit po gjurmojnë jetën e 72-vjeçarit shqiptar dhe të familjes së tij për të gjetur ndonjë pistë që mund të çojë në zbulimin e vrasësit.

Ditën e djeshme mediet italiane raportuan se dyshimet bien edhe mbi familjen, pasi ata janë të fundit që e kanë parë gjallë më 24 korrik kur Kurti u largua nga shtëpia pas një sherri me gruan.

Hetuesit janë të sigurt se vrasësi i pamëshirshëm i të moshuarit është dikush që ka pasur lidhje, të çdo lloji, me familjen e viktimës.

Ndërkohë pyetja që hetuesit po shtrojnë është: Kush mund ta urrente aq shumë Shefkiun sa ta copëtonte në mënyrë makabre?

Familja Kurti

Familja Kurti ishte e njohur në provincën ku jetonte.

Veçanërisht Shefkiu njihej si një person i qetë dhe i dashur. Familja Kurti kishte lundruar nga porti i Durrësit, qyteti i tyre i origjinës gjatë një prej valëve të para të eksodit të madh nga Shqipëria, në vitin 1991. Familja ka dy fëmijë, Alketa e cila u shpërngul në Zvicër dhe Arbeni, që punon Dj dhe jeton shumë afër prindërve, në Masi.

Përveç profesionit të  DJ, ai është pronar i diskotekës “Babylon” që ndodhet ngjitur me apartamentin e prindërve.

Apartamenti i prindërve ndodhet në katin e parë, mbi një magazinë, ku orët e fundit fqinjët kanë parë ekspertë të mjekësisë ligjore dhe hetues duke hyrë dhe duke dalë nga shtëpia në kërkim të gjurmëve.

Kamerat, të vendosura nga familja për të monitoruar hyrjen e shtëpisë, nuk ndihmuan. E megjithatë celulari i burrit, për momentin, nuk ka dhënë informacione të dobishme: siç shpjegoi familja, 71-vjeçari e la në shtëpi para se të dilte më 24 korrik, pas një debati me bashkëshorten, raporton abcnews.al.

“Ishte thjeshtë një diskutim, asgjë tjetër”, tha djali i tij Beni mëngjesin e djeshëm.

Alketa e cila mbërriti menjëherë nga Zvicra kur mori vesh për zhdukjen e babait, thotë se prej ditësh përpiqen të mos qajnë.

“Këtu janë fëmijët tanë, nuk duam të na shohin kështu”, thotë ajo.

“Gjithçka është vajtje-ardhje miqsh dhe sa herë që dikush hyn fillon qan”, tha Beni.

Ai shtoi: Nuk ka njeri që donte ta lëndonte babain tonë. Nuk e kam idenë kush është përgjegjësi. Karabinierët po punojnë për këtë. Kam besim se do ta gjejnë fajtorin.

Misteri

Motra e tij Alketa shpjegon “misterin” e kallëzimit të zhdukjes të bërë vetëm pas zbulimit të trupit dhe shumë kohë pasi burri kishte dalë nga shtëpia, më 24 korrik, siç ishte deklaruar në komisariat.

“Tashmë karabinierët i kishim njoftuar të dielën e 24 korrikut”.

Por në atë moment familja Kurti nuk kishte hipotezuar një zhdukje, por një largim vullnetar.

Ata kishin thënë se i moshuari ishte larguar nga shtëpia pas një debati me gruan pa marrë asgjë me vete, madje as celularin.

Zbulimi i pjesëve të para të trupit të 71-vjeçarit u bë më 28 korrik dhe sipas hetimeve të para mjeko-ligjore, trupi kishte të paktën disa ditë në ujë. Ndaj ka gjasa, bazuar në deklaratat e të afërmve, që i moshuari të jetë vrarë dhe bërë copë-copë menjëherë pasi është parë duke dalë nga shtëpia.

Posti Mëparshëm

Frikë në Azi/ Kina rrethon Tajvanin me ushtri, anijet amerikane nisen drejt ishullit

Posti tjetër

Çudira shqiptare: Dekoratë pse je e bukur dhe… zhvishesh

Të Ngjashme

ANALIZA/ Ukrainë-Rusi, fqinjësi problematike. Tani që pushtimi në shkurt është një “mundësi e qartë”, një çështje urgjente….
Rajoni dhe Bota

“Forcat ruse janë shumë të dobëta për të parandaluar sulmet ukrainase”

17 Shtator 2022, 19:01
Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur
Kryesore

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur

17 Shtator 2022, 18:42
Dy të vrarë dhe 11 të plagosur nga bombardimet ruse në Donetsk
Rajoni dhe Bota

Dy të vrarë dhe 11 të plagosur nga bombardimet ruse në Donetsk

17 Shtator 2022, 18:18
Posti tjetër
Çudira shqiptare: Dekoratë pse je e bukur dhe… zhvishesh

Çudira shqiptare: Dekoratë pse je e bukur dhe… zhvishesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr