Industria e argëtimit, pati një ndalesë thuajse 2- vjecare si pasojë e pandemisë që pushtoj botën por gradualisht gjithçka po kthehet drejt normalitetit edhe për këtë industri.
Gradualisht me heqjen e maskave dhe vaksinimin në masë të popullatës, janë krijuar të gjitha kushtet e duhura për tu organizuar sërish aktivitete kulturore dhe artistike.
Ky sezon dimëror, pa dyshim që do vijë me më shumë aktivitete të ndryshme , por ajo që do dallojë nga vitet e tjera, është freskia, klasi dhe stili, që do të paraqesin stafi i ”Alba Events NY CORP” në industrinë e argëtimit.
Redaksia e ”Alb-Network”, ka arritur të komunikojë me njërin nga themeluesit e kësaj kompanie, për të mësuar më shumë rreth konceptit dhe aktiviteteve që ata kanë në plan të organizojnë në ditët në vijim.
Alban Kopshti është ndjerë tepër i emocionuar në lidhje më marrjen e këtij missioni i cili në thelb është edhe një detyrë patriotike ,siç na u shpreh ai.
Për çdo datë të veçantë për kombin tonë në rrafshin socialokulturor, ”Alba Events NY CORP”, ka ndërmend të organizojë disa festa me këngëtarë, instrumentist dhe valltarë të ndryshëm nga të gjitha trevat shqipfolëse në SHBA.
Për të krijuar atmosferën ideale për këto mbrëmje hareje, priten që të jenë të pranishëm disa këngëtarë të mirënjohur të estradës shqiptare dhe z. Kopshti, na zbuloi disa nga emrat që do të jenë të ftuar në këto koncerte kaq unike të komunitetin shqiptaro-amerikan në Nju Jork.
Një ndër artistet që do jete pjesë e këtyre evenimenteve është edhe bilbili i veriut Fatmira Brecani. Ajo njihet si një nga zërat më unik dhe e mirënjohur për vlerat e muzikës tradicionale shqiptare me motive veriore. Eshtë e shquar për performimin e rapsodive patriotike që janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore. Këngëtarja e mirënjohur ka marrë pjesë në shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit ku është nderuar edhe me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare gjate karrierës se saj 40- vjeçare.
Personazhi i radhës është një këngëtar i ri i cili do ta freskoj natën festive me hitet e tij që kryesisht I përkasin rrymës pop. Ai është Ardit Cuni, i cili njihet për tekstet e tij që më së shumti I këndojnë dashurisë por nuk mungojnë edhe këngët e shumta ritmike dhe patriotike. Ai së fundmi ka qenë mjaft I përfolur në median shqiptare, pasi ishte pjese e reality show më të ndjekur në vend ,”Big Brother Vip Albania”. Ky reality show, ka pasur një ndjekshmëri shumë të lartë edhe në komunitetin shqiptaro-amerikan në mbarë Amerikën.
Kosova ka shumë këngëtar të shquar në arenen ndërkombëtare të muzikës, dhe një prej tyre është edhe Arton Avdyli i njohur me emrin artistik 2Ton. Rreperi I mirënjohur është njëkohësisht kompozitor dhe këngëtar mjaft I suksesshëm. Ai njihet për hitet e shumta të cilat marrin miliona klikime në Youtube dhe gëzon një popullaritet të gjerë në mbare trevat shqipfolëse. Ajo që e bën të vecant këtë artist, është risia që ai ka sjellë dukë kënduar këngët e vjetra tradicionale popullore të risjella në rymën rrep.
Këngëtari i katërt është vërtet i veçantë si për mënyrën se si performon por edhe për këngët që ai këndon. Koki Surle, në përformancat e tij të shumta, ndërthur mjeshtërisht këngët tradicionale me ato moderne. Ndërkohe, në skenë ,gjithmonë në dorë ,veç mikrofonit , mban instrumentin tradicional surle duke bërë perfomanca te jashtëzakonshme. Kjo risi e ka ber artistin të marri një famë të menjëhershme dhe njëkohësisht të ftohet ne shumë koncerte me muzikë tradicionale por edhe ato moderne.
Dhe si qershia mbi tortë, ”Alba Events NY CORP”, zbulon edhe artistin e pestë i cili është një nga personazhet më të klikuar dhe me një popullaritet të jashtëzakonshëm në të gjithë Shqipërinë. Elgit Doda, është këngëtari i cili çdo këngë që ai ka publikuar këtë verë dhe jo vetëm, ka qenë një hit i padiskutueshëm. Jo më kot është nderuar me shumë çmime në aktivitete të ndryshme muzikore . Gjithashtu ai ka qenë i ftuar në shumë festa të ndryshme kudo nëpër botë ku jetojnë dhe punojnë shqiptar. Elgiti njihet për zërin e tij të ëmbël, i cili sjell më së shumti balada dashurie. Një nga këngët e kësaj vere të publikuara nga kantautori i mirënjohur është edhe “Toxic Love” e cila numëron mbi 30 milion klikime ne Youtube.
“Këta ishin emrat që do të jenë të ftuar në festat e këtij sezoni dimëror në Nju Jork, për ti dhënë më shume ngjyra festive dhe për të qenë një promotor i ruajtjes dhe kultivimit të vlerave që na karakterizojnë si një nga kombet më të vjetra ne Evropë. Ndaj stafi i ”Alba Events NY CORP”, është gjithmonë vigjilent për çdo zhvillim që ndodh në të gjitha trevat shqipfolëse, në aspektin e artit dhe muzikës, që ne të krijojmë sa më shumë ura lidhëse mes Shqipërisë dhe komunitetit shqiptar që jeton dhe punon këtu në SHBA”, u shpreh z. Kopshti.
ALBA EVENTS NY CORP. is an independent and full-service concert like event organizer based in Levittoën, Neë York. It is a neëly established entity, but according to their President, Mr. Kopshti, they aim at becoming a leading entity in the nightlife hospitality industry and live musical events, and entertain thousands of Albanian-Americans residing across Neë York and the Tri-State area.
”Alba Events NY CORP”, do të sjelli mjaft risi në fushën e argëtimit të fokusuar tek komuniteti shqiptaro-amerikan, ndaj në këtë rrugëtim kaq të veçante do i bashkëngjitet si media partner edhe ëebsiti i cili është i fokusuar tek komuniteti shqiptar i Amerikës Veriore, “Alb-Netëork”.