Gjyqtarja Pajtime Fetahu e Shkalles se Pare në Elbasan, la në burg Horgito Peqinin dhe Klaudjan Sallufin, të cilët akuzohen për vrasjen e 33 vjeçarit Madrid Ulqinakut.
Ngjarja ndodhi në daten 17 Gusht kur Horgito Peqini dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri për motive te dobta 33 vjecarin Ulqinaku.
Horgito Peqini 18-vjeç, nipi i Eduard Peqinit, kreu i bandës më të rrezikshme të Elbasanit në vitin 1997 i njohur si “Mandela i Elbasanit”.
Në pranga për këtë krim është vënë gjithashtu dhe Ejden Dino dhe Klaudjan Sallufi.
![kryesore 1661415297_Sequence03.00145822.Still055.jpg](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1661415297_Sequence03.00145822.Still055.jpg)