Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të pranojë shtyrje tjetër përtej 1 shtatorit për vendosjen e reciprocitetit me targat me Serbinë.
Nëse situata përshkallëzohet në dhunë, policia dhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it prej 3,800 trupash të NATO-s do t’i japin fund, citohet të ketë thënë Kurti në një intervistë për “Bloomberg”.
Dje gjatë ditës ka pasur raportime se të dërguarit specialë të SHBA dhe BE-së kanë kërkuar edhe një shtyrje të re prej 3 muajsh, megjithatë Miroslav Lajcak sot nuk e ka pohuar një gjë të tillë dhe ka deklaraur se ka shumë spekulime.