Arrestohet në Elbasan turku i shumëkërkuar Faruk Ozer, 28-vjeçari i arratisur nga Turqia në prill të vitit 2021. Bashkë me të policia arrestoi edhe nipin e Armand Dukës, Edevaldo Haxhiu që akuzohet se po e ndihmonte të fshihej në një banesë me qira në Elbasan. Ndërsa në pranga ka rënë edhe një person i tretë, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Faruk Fatih Özer dyshohet se u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë cash, të cilat i kishte fitua duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin. Ai kishte mashtruar rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij, ‘Thodex’.
Faruk Fatih Özer, u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit.