Një modele e njohur në Tik Tok ka humbur jetën në moshën 21-vjeçare në mënyrë tragjike.
Modelja Tanya Pardazi nga Kanadaja humbi jetën tragjikisht gjatë një hedhje me parashutë. Mesohet se vajza nuk arriti ta hapte në kohë parashuten duke humbur jetën në mënyrë tragjike.
Nga ky aksident Pardazi ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Edhe pse është dërguar në spitalin më të afërt, përpjekja ishte e kotë pasi e reja nuk kishte shenja jete.
21-vjeçarja e njohur në Tik Tok dhe konkurente në “Miss Teenage Canada” në vitin 2017 ndiqej në rrjetet sociale nga 100.000 ndjekës dhe shume janë hidhuruar për vdekjen e saj tragjike në moshë kaq të re.