E Premte, Shkurt 3, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Qeveria emëron drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun/ Çuçi: Mban gradën ‘Drejtues i Parë’, i vlerësuar në çdo pozicion që ka qenë

7 Shtator 2022, 12:55
in Kryesore, Shqipëri
Qeveria emëron drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun/ Çuçi: Mban gradën ‘Drejtues i Parë’, i vlerësuar në çdo pozicion që ka qenë
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Këshilli i Ministrave emëroi sot drejtorin e Përgjithshëm të polciisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun. Lajmin e bëri me dije ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

“Zoti Rrumbullaku është oficer karriere i lartë në policinë e Shtetit që ka mbajtur e kryer shumë detyra në gjithë piramidën e Policisë së Shtetit. I vlerësuar në cdo pozicion që ka qenë dhe i vlerësuar gjithashtu dhe së fundmi në pozicionin që ka mbajtur deri javen e kaluar të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Është drejtori që reformoi agjencinë që është kthyer në agjenci civile dhe rezultatet e reformës kanë filluar të ndihen ndërkohë.

Zoti Rrumbullaku mban gradën e ‘Drejtuesit të Parë’ në piramidën e Policisë së Shtetit dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në orën 16:00 do bëjmë një prezantim të gjerë të Zotit Rrumbullaku dhe dy drejtorëve të tjerë të agjencive të Ministrisë së Brendshme, drejtoreshës së re të IKMT dhe drejtorit të ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore”, tha ministri Çuçi.

CV-ja E MUHAMET RRUMBULLAKUT

Muhamet Rrumbullaku u lind më 1 shkurt 1966 në qytetin e Tiranës. Është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.
Edukimi:

  • -Është diplomuar “Specialist i Lartë Policie”  në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë.
  • -Është diplomuar në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.
  • -Është diplomuar në nivelin Master Profesional në vitin 2011.

Kualifikime dhe trajnime:

  • -Ka ndjekur Kursin për Zhvillimin e Menaxhimit dhe Udhëheqjes për Drejtuesit e Lartë të Policisë, çertifikuar më dt. 04/05/2001.
  • -Ka ndjekur seminar mbi Parandalimin e Krimit në DPQ Tiranë, çertifikuar më dt. 19/05/2001.
  • -Ka ndjekur Kursin për Menaxhim dhe Planifikim i Mbikqyrjes nga Programi ICITAP, çertifikuar më dt. 05/04/2002.
  • -Ka ndjekur Kurs Trajnimi USA, çertifikuar më dt. 23/05/2003.
  • -Ka ndjekur Kurs Trajnimi për Antiterrorin në Budapest, çertifikuar më dt. 20/06/2003.
  • -Ka ndjekur Kurs Bazë për Hetimin e Narkotikëve, çertifikuar më dt. 21/10/2005
  • -Ka ndjekur Kurs Trajnimi New Mexico, çertifikuar më dt. 09/02/2006.
  • -Ka ndjekur Trajnim mbi aftësimin e Punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë Zgjedhjeve, çertifikuar më dt. 12/12/2006.
  • -Ka ndjekur Trajnim mbi rolin e Policisë në zbatimin e Legjislacionit, çertifikuar më dt. 22/01/2008.
  • -Ka ndjekur Kursin e Trajnimit mbi Policimin në Komunitet, çertifikuar më dt. 13/06/2008.
  • -Ka ndjekur Trajnim mbi aftësitë e Punonjësit të Policisë gjatë zgjedhjeve.
  • -Ka ndjekur Kurs Trajnimi për Menaxhimin e Lartë Policor, në International Law Enforcment Academy (ILEA), në Budapest, Hungari.

Karriera Profesionale:

Z. Rrumbullaku ka patur një karrierë të pasur profesionale, duke manifestuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim.

  • -Nga data 24/03/2022 me propozim të Ministrit të Brendshëm, Z. Bledi Çuçi, Kryeministri Edi Rama e ka emëruar si Drejtor i Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
  • -Nga data 17/01/2019 deri më 23/03/2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
  • -Nga data 12/07/2017 është angazhuar në sektorin privat.
  • -Nga data 26/05/2017 deri më 11/07/2017, ka mbajtur postin e Këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Brendshëm.
  • -Me kërkesë të tij, del në lirim më 01/10/2014, angazhuar në sektorin privat.
  • -Nga data 09/10/2013 deri më 30/09/2014, ka mbajtur postin e Shefit të Seksionit për trajnimin dhe shkollimin e nivelit të mesëm e të lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor.
  • -Nga data 14/09/2010 deri më 08/10/2013, ka mbajtur postin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, në Departamentin e Sigurisë Publike, në DPPSH.
  • -Nga data 21/06/2010 deri më 13/09/2010, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH.
  • -Nga data 05/11/2009 deri më 20/06/2010, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Rendit Publik, në DPPSH.
  • -Nga data 08/06/2009 deri më 04/11/2009, ka mbajtur postin e Drejtorit në Qendrën e Formimit Policor.
  • -Nga data 14/10/2008 deri më 07/06/2009, ka mbajtur postin e Drejtorit në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” Tiranë.
  • -Nga data 12/06/2006 deri më 13/10/2008, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
  • -Nga data 28/10/2005 deri më 11/06/2006, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës.
  • -Nga data 01/10/2004 deri më 27/10/2005, ka mbajtur detyrën e Specialistit për Trajtimin e Informacionit Sekret dhe Mbështetjes Operacionale në DPPSH.
  • -Nga data 01/11/2003 deri më 30/09/2004, ka mbajtur detyrën e Specialistit në Zyrën e Krimit kundër Personit në Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale në DPPSH.
  • -Nga data 01/09/2002 deri më 31/10/2003, ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit  të Policisë Kriminale në DPQ Tiranë.
  • -Nga data 01/01/2001 deri më 31/08/2002, ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit të Policisë Kriminale në DPQ Tiranë.
  • -Nga data 20/07/2000 deri më 31/12/2000, ka mbajtur postin e Shefit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë.
  • -Nga data 01/05/1998 deri më 19/07/2000, ka mbajtur postin e Shefit të Rajonit të Policisë Kombinat, Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë.
  • -Nga data 16/02/1998 deri më 15/03/1998, ka mbajtur postin e Shefit të Zyrës së Luftës Kundër Akteve Terroriste, në DRP Tiranë.
  • -Nga data 11/08/1997 deri më 15/02/1998, ka mbajtur postin e Shefit  të Zyrës Kundër  Krimit të Organizuar në DRP Tiranë.
  • -Nga data 16/07/1997 deri më 10/08/1997, ka qenë në Dispozicion të DRP Tiranë
  • -Nga data 27/08/1996 deri më 06/04/1997, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë Kriminale në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
  • -Nga data 01/07/1995 deri më 26/08/1996, ka mbajtur postin e Shefit të Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë.
  • -Nga data 01/09/1993 deri më 30/06/1995, ka mbajtur postin e Shefit të Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë.
  • -Nga data 01/07/1992 deri më 31/08/1993, ka mbajtur detyrën e Specialistit në Degën e Shërbimeve, në DRP Tiranë.
  • -Nga data 16/04/1991 deri më 30/06/1992, ka mbajtur detyrën e instruktorit të Stërvitjes në Repartin Nr. 301, në F.N. Shpejtë, të DNSH Tiranë.
  • -Nga data 01/09/1990 deri më 15/04/1991, ka mbajtur postin e Shefit të Stërvitjes në Repartin Nr. 301, të DBSH Burrel.
  • -Nga data 01/08/1988 deri më 31/08/1990, ka mbajtur detyrën e Komandantit të Togës, në Repartin Nr. 301, të DPB Burrel.
Posti Mëparshëm

I vuri “flakën” skenës në kryeqytet/ Rita Ora tregon sa ishte pjesëmarrjen në koncert: Më thanë se ishin 40 mijë veta…

Posti tjetër

Dekonspirimi i operacioneve të policisë/ Çuçi ironizon Nanon pas deklaratës në median franceze: Kur nuk e di drejtori i policisë…

Të Ngjashme

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur
Kryesore

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur

17 Shtator 2022, 18:42
A do dalë Juvja nga kjo gjëndje? Rama “ndërron skuadër”: Miku im Mourinho po ecën mirë, kështu që…
Shqipëri

A do dalë Juvja nga kjo gjëndje? Rama “ndërron skuadër”: Miku im Mourinho po ecën mirë, kështu që…

17 Shtator 2022, 18:00
Tensione/ SHBA do të vendos sanksione të reja ndaj Rusisë sa më shpejt. Kremlini premton të përgjigjet
Kryesore

Biden paralajmëron Putinin: Mos përdor armë bërthamor apo kimike

17 Shtator 2022, 17:41
Posti tjetër
Dekonspirimi i operacioneve të policisë/ Çuçi ironizon Nanon pas deklaratës në median franceze: Kur nuk e di drejtori i policisë…

Dekonspirimi i operacioneve të policisë/ Çuçi ironizon Nanon pas deklaratës në median franceze: Kur nuk e di drejtori i policisë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr