Pas sulmit kibernetik ndaj faqeve qeveritare në Shqipëri, qeveria ka vendosur të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Lajmi bëhet me dije nga burime për News 24 nga mbledhja e qeverisë mesditën e sotme.
Mësohet se Shqipëria i ka dërguar notë verbal ambasadës së Iranit, një ditë më parë.
Sulmi kibernetik ndaj faqeve të shërbimeve dhe atyre qeveritare në vendin tonë ndodhi më 17 Korrik të këtij viti.