E Premte, Shkurt 3, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

“Koha nuk pret, çmimet po shkojnë në qiell”/ BE-ja do të ndërhyjë në tregun e energjisë elektrike dhe të gazit, ja çfarë pritet

8 Shtator 2022, 13:37
in Kryesore, Rajoni dhe Bota
“Koha nuk pret, çmimet po shkojnë në qiell”/ BE-ja do të ndërhyjë në tregun e energjisë elektrike dhe të gazit, ja çfarë pritet
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Komisioni i BE-së synon të marrë një mandat për të përgatitur ndërhyrje në tregun e energjisë elektrike dhe të gazit në mbarë vendet e BE-së. Por Hungaria i refuzon plotësisht masat e kursimit.

Gjendja në tregun evropian të gazit dhe të energjisë elektrike është përkeqësuar në mënyrë dramatike. Çmimet po shkojnë në qiell si rezultat i luftës ruse kundër Ukrainës. Stabiliteti i furnizimit me energji elektrike gjatë dimrit është në rrezik. Kjo është arsyeja pse ministrat e Energjisë të BE-së do të takohen të premten për të shkëmbyer ide. Nga takimi nuk pritet të merren vendime formale, por koha nuk pret. Komisioni i BE-së synon që të marrë mandatin për të përgatitur ndërhyrje në tregun e energjisë elektrike dhe të gazit në mbarë BE-në. Presidentja e Komisionit të BE-së synon të paraqesë javë e ardhshme draftin e parë të një rregulloreje me masa drastike.

Europa Commissionspräsidentin Ursula von der Leyen
Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, u shpjegoi personalisht të mërkurën (07.09) propozimet e saj ambasadorëve të 27 vendeve anëtare të BE-së, një hap tepër i pazakontë ky që bën edhe një herë të qartë seriozitetin e situatës.

Çfarë propozon Komisioni i BE-së?

Në radhë të parë Komisioni i BE-së propozon kursimin e energjisë. Në orët e pikut të konsumit të energjisë elektrike, në mëngjes dhe në mbrëmje, vendet anëtare të BE-së duhet të angazhohen në mënyrë të detyrueshme që të ulin konsumin e energjisë me 10 për qind. Shtetet anëtare të BE-së janë zotuar se do ta reduktojnë në dimër konsumin e gazit me 15 për qind, por vetëm mbi baza vullnetare.

Deutschland Energiesparen Energie Licht aus Strom sparen

Më tej Komisioni i BE-së propozon aplikimin e një takse shtesë për kompanitë që prodhojnë energji elektrike me çmim të ulët nga dielli, era ose uji. Me të ardhurat nga kjo taksë synohet të subvencionohen faturat e energjisë elektrike për konsumatorët e varfër dhe firmat që nuk janë të gjendje të përballojnë çmimet e energjisë dhe të gazit.

Po ashtu Ursula von der Leyen deklaroi se kompanitë që kanë nxjerrë fitime jashtëzakonisht të larta gjatë muajve të fundit për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit duhet të paguajnë një “taksë solidariteti”. Fjala është për një tatim mbi fitimin e tepërt për kompanitë e naftës dhe gazit. Se sa i lartë do të jetë ky tatim dhe çfarë do të bëhet me të ardhurat prej tij është ende e hapur.

Ungarn, Zsana | Gasspeicher

Po ashtu Komisioni i BE-së po propozon vendosjen e një çmimi tavan për gazin si dhe që kompanitë e furnizimit me energji të ndihmohen me kredi ose ndihma shtetërore, në mënyrë që të mos ketë valë falimentimesh të kompanive dhe probleme me bankat. Për këtë pritet që rregullat e BE-së do të ndryshohen brenda një kohe të shkurtër.

Si do të reagojnë shtetet anëtare të BE-së?

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen është e bindur se masat që propozon ajo mund të zbatohen shpejt dhe pa shumë rezistencë. Tregu evropian i energjisë nuk është i rregulluar dhe ekspertët mendojnë se ky status është mirë që të vazhdojë të ruhet. Gjithësesi Hungaria i ka refuzuar plotësisht masat e kursimit dhe është e diskutueshme nëse të gjitha vendet anëtare do të bien dakord për kursimin e energjisë elektrike.

 

Viktor Orban dhe Vladimit Putin
Viktor Orban dhe Vladimit Putin

Kryeministri hungarez Viktor Orban është i vetmi kryetar qeverie i vendeve të BE-së që ra dakord me presidentin Putin për një çmim special për furnizimin në shkallë të gjerë me gaz rus për Hungarinë. Si rrjedhojë çmimi i energjisë elektrike në Hungari ka rënë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në shtetet baltike ai është katërfishuar.

DW

Posti Mëparshëm

Përfundon afati për largimin nga Shqipëria/ Antiterrori dhe RENEA futen në ambientet e ambasadës iraniane

Posti tjetër

Raporti i OKB-së: Pandemia dhe krizat e kanë kthyer botën 5 vite pas

Të Ngjashme

ANALIZA/ Ukrainë-Rusi, fqinjësi problematike. Tani që pushtimi në shkurt është një “mundësi e qartë”, një çështje urgjente….
Rajoni dhe Bota

“Forcat ruse janë shumë të dobëta për të parandaluar sulmet ukrainase”

17 Shtator 2022, 19:01
Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur
Kryesore

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur

17 Shtator 2022, 18:42
Dy të vrarë dhe 11 të plagosur nga bombardimet ruse në Donetsk
Rajoni dhe Bota

Dy të vrarë dhe 11 të plagosur nga bombardimet ruse në Donetsk

17 Shtator 2022, 18:18
Posti tjetër
Raporti i OKB-së: Pandemia dhe krizat e kanë kthyer botën 5 vite pas

Raporti i OKB-së: Pandemia dhe krizat e kanë kthyer botën 5 vite pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr