E Enjte, Janar 26, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Skandalet e Mbretit Çarls: Nga lidhja me motrën e Dianës, tek nofka “Engjëjt e Çarlit”

12 Shtator 2022, 15:59
in Kryesore, Rajoni dhe Bota
Skandalet e Mbretit Çarls: Nga lidhja me motrën e Dianës, tek nofka “Engjëjt e Çarlit”
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Nga takimi me Kamilën tek lidhja me motrën e Lady Dianës, jeta private e Mbretit Çarls ka marrë vëmendjen e mediave britanike prej dekadash.

Djali i madh i mbretëreshës së ndjerë nuk ka shijuar kurrë të njëjtën dashuri nga publiku si nëna e tij apo edhe ish-bashkëshortja e tij, Lady D.

Në të njëjtën kohë, ai ka pasur një listë të gjatë marrdhëniesh që para se të martohej me princeshën e ndjerë Lady Diana apo Diana Spencer.

Le t’i hedhim një vështrim të shkurtër vargut të romancave të Mbretit aktual të cilat i dhanë atij pseudonimin ‘Engjëjt e Çarlit’ apo Charles’ Angels nga shtypi britanik.

Ekspertët mbretërorë kanë deklaruar se Princi i Uellsit kishte më shumë se 20 marrëdhënie midis vitit 1967 dhe 1980, viti kur ai u takua me Diana Spencer, princeshën e ardhshme të Uellsit.

Por, Diana nuk ishte i vetmi Spencer që kishte një marrëdhënie romantike me mbretin e ardhshëm.

Përpara afatit të tij të vetë-imponuar për t’u martuar deri në moshën 30-vjeçare, Charles thuhet se u takua me motrën e saj më të madhe Sarah tre vjet më përpara dhe kishte lidhje me disa figura të tjera të shoqërisë dhe vajzave aristokrate.

‘Dashuria e parë e jetës’ 

Dashuria e tij e parë mbetet e panjohur edhe sot e kësaj dite, por sipas një raportimi të Express, ajo ishte Lucia Santa Cruz, vajza e ambasadorit të atëhershëm të Kilit. Ata u takuan ndërsa Charles ishte duke studiuar për diplomën e tij universitare në Trinity College.

Lucia fliste katër gjuhë dhe kishte diploma nga universitete prestigjioze si Oksford. Takimi i tyre i parë ndodhi në një darkë në vitin 1969 dhe me sa duket ishte dashuri me shikim të parë.

“Ajo ishte dashuria e parë e vërtetë e jetës së tij,” tha Lady Elizabeth Anson, kushërira e Charles dhe shoqja e Luicias. Edhe pse nuk ka shumë foto të tyre, njëra është bërë në një makinë në vitin 1971.

Çarlsi dhe Camilla

Princi Çarles dhe Camilla u takuan për herë të parë në një ndeshje polo në vitin 1970 nga kur filluan të takoheshin. Por shumë shpejt ata i dhanë fund gjërave.

Camilla u martua me Andrew Parker Bowles në 1973, ndërsa Charles u martua me Princeshën Diana në 1981.

Gjatë gjithë ndarjes së tyre, Çarls dhe Camilla vazhduan të kenë një marrëdhënie të ngushtë.

Një telefonatë intime mes Çarls dhe Camilla u zbulua në vitin 1993, duke shkaktuar një skandal të madh mediatik. Të dy u divorcuan nga partnerët e tyre në vitet në vijim.

Çarls dhe Camilla e bënë publike lidhjen e tyre një vit pas vdekjes së Dianës në 1997 dhe u martuan në vitin 2005.

Sarah Spenser – Motra e madhe e Dianës

Motra e madhe e Princeshës Diana dhe vajza e 8-të e Earl Spencer, Sarah dhe Çarls u takuan për herë të parë në 1977.

Çifti pati një shkëndijë të shkurtër në vitin 1977, por u ndanë pasi ajo i tregoi shtypit për marrëdhënien e tyre, me sa duket i tha një gazetari se nuk ishte e interesuar të martohej me trashëgimtarin e fronit.

Në vitin 1978, ajo thuhet se i tha revistës Time se: “Nuk kam ndërmend të martohem me të. Unë nuk jam e çmendur për të. Dhe nuk do të martohesha kurrë me dikë që nuk e dua, qoftë ai një i varfër apo Mbreti i Anglisë.”

Ndërsa shumë njerëzve mund t’u duket e çuditshme që motra e saj e vogël po shihte ish të dashurin e saj, Sarah thuhet se ndihej krenare për faktin që ajo i kishte takuar ata me njëri tjetrin. “Unë i prezantova,” tha ajo një herë. “Unë jam Kupidi.”

Rrugëtimi i thepisur me Dianën

Diana dhe Çarls u takuan për herë të parë në vitin 1977 përmes motrës më të madhe të Dianës, Sarës. Charles ishte 28 vjeç, dhe Diana ishte vetëm 16 vjeç.

Çarls e kujton Dianën gjatë takimit të parë si “një 16-vjecare shumë e gëzuar, zbavitëse dhe tërheqëse”, duke e quajtur atë “një argëtim të madh, të gjallë dhe plot jetë”.

Në shkurt të vitit 1981, çifti njoftoi fejesën e tyre dhe gjatë një interviste televizive, një gazetar prapa kamerës e pyeti çiftin: “A jeni të dashuruar?” Ndërsa Diana u përgjigj: “Sigurisht”, Çarls shtoi, “Çfarëdo që të jesh “i dashuruar” do të thotë.”

5 muaj më vonë, ata u martuan në një ceremoni luksoze në Katedralen e Shën Palit. Një biografi e vitit 2017 nga Sally Bedell Smith përshkruan Charles duke qarë natën e tij të dasmës, ndërsa Dianën si “jashtëzakonisht të trazuar” teksa luftonte me buliminë.

Divorci dhe rimartesa e tij

Imazhi i Çarlsit mori një goditje të fortë gjatë ndarjes së tij konfliktuale nga Diana.

Në intervistën e saj të vitit 1995, në të cilën ajo zbuloi detajet për lidhjen e tij me Camilla Parker Bowles, Diana tha publikisht frazën e famshme se “kishte tre persona” në martesën e saj.

Duke dhënë versionin e saj të ngjarjeve – dhe duke pranuar pabesinë e saj – Diana shpalosi betejat e saj brenda familjes më të famshme të Britanisë, duke kritikuar familjen mbretërore dhe duke vënë në dyshim aftësinë e Çarlsit për të qenë mbret.

Ajo u antagonizua tmerrësisht nga establimenti britanik, por fitoi simpatinë e publikut të gjerë, gjë që u përforcua edhe më tej pas vdekjes së saj në një aksident automobilistik në Paris në vitin 1997.

Çarlsi u përbuz për një kohë të gjatë si për lidhjen jashtëmartesore, e cila u fajësua si shkaku i ndarjes, por edhe pjesërisht për reagimin e dobët fillestar të familjes mbretërore për vdekjen e Dianës, kur ata u kritikuan gjerësisht se u shfaqën të pashpirt dhe të ftohtë për ngjarjen e rëndë.

Megjithatë, ai gradualisht ka rifituar njëfarë mbështetjeje publike teksa pranoi se kishte rigjetur lumturinë me Camilla-n me të cilën u martua në vitin 2005 dhe vazhdon ende sot e kësaj dite.

Posti Mëparshëm

Politikë me arsimin nga Meta që ka shpenzuar 160 mijë euro në vit për shkollimin e fëmijëve në Londër

Posti tjetër

Aleati i flaktë i Putinit, kritikon ushtrinë ruse pas dështimit në Ukrainë: Kam 10 mijë luftëtarë gati të shkojnë atje!

Të Ngjashme

ANALIZA/ Ukrainë-Rusi, fqinjësi problematike. Tani që pushtimi në shkurt është një “mundësi e qartë”, një çështje urgjente….
Rajoni dhe Bota

“Forcat ruse janë shumë të dobëta për të parandaluar sulmet ukrainase”

17 Shtator 2022, 19:01
Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur
Kryesore

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur

17 Shtator 2022, 18:42
Dy të vrarë dhe 11 të plagosur nga bombardimet ruse në Donetsk
Rajoni dhe Bota

Dy të vrarë dhe 11 të plagosur nga bombardimet ruse në Donetsk

17 Shtator 2022, 18:18
Posti tjetër
Kryekomandanti çeçen i Putinit, kërcënon Poloninë: Ukraina, një punë e përfunduar. Ajo që më intereson është…

Aleati i flaktë i Putinit, kritikon ushtrinë ruse pas dështimit në Ukrainë: Kam 10 mijë luftëtarë gati të shkojnë atje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr