Një drejtuesit i nivelit të lartë në sektorin energjetik të Rusisë ka vdekur pasi ra nga një varkë gjatë fundjavës, teksa ishte duke lundruar në brigjet e Paqësorit.
Drejtuesi i lartë që humbi jetën është Ivan Pechorin, 39 vjeç, drejtor menaxhues i Korporatës së Zhvillimit të Lindjes së Largët dhe Arktikut (ERDC), po lundronte në brigjet e ishullit Russky në Detin e Japonisë ku ra në det dhe humbi jetën.
Ky është një ndër zyrtarët e fundit rus që humb jetën në mënyrë misterioze. Trupi i tij u gjet mbrëmjen e djeshme pas një kërkimi të gjatë.
Vetëm ditë më parë, Pechorin kishte marrë pjesë në Forumin Ekonomik Lindor, i cili u organizua nga Presidenti Vladimir Putin në Valdivostok.
“Vdekja e Ivanit është një humbje e pariparueshme për miqtë dhe kolegët, një humbje e madhe për korporatën,” tha ERDC në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit.
Vdekja e Pechorin vjen tetë muaj pasi ish-shefi i tij, Igor Nosov, vdiq nga një goditje në tru në moshën 43-vjeçare.
Ka pasur një sërë vdekjesh që përfshijnë biznesmenë kryesorë me lidhje me Kremlinin që nga fillimi i vitit dhe secili prej tyre është klasifikuar ose si një vetëvrasje ose një aksident.