Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë nga kryesia e Kuvendit, ka hedhur akuza ndaj qeverisë sa i përket vendimit të fundit të konfiskimit të ndërtimeve pa leje. Sipas Bardhit ligji nuk po i trajton njëlloj të gjithë, pasi sipas tij nëse je në mbrojtjen e Ramës, Sipas Bardhit ligji nuk po i trajton njëlloj të gjithë, pasi sipas tij nëse je në mbrojtjen e Ramës, nuk ndërton thjesht një çati por ndërtesa me mijëra euro .
“Nëse je pjesë e oborrit të Edi Ramës, nëse ndan parë me të apo ministrat e tij, nëse ke mbrojtjen e tij, institucionet dhe drejtësia ulin kokën, mbyllin sytë dhe nuk shikojnë. Nëse je pjesë e oborrit të Kryeministrit mund të ndërtosh, jo një murë apo cati të shtëpisë tënde, por plot 5 kate pa leje, në mes të Tiranës, me vlerë tregu 30 miliona euro, dhe të gjitha institucionet ulin kokën, nuk shikojnë, nuk veprojmë, por përkundrazi përfshihen të gjitha në garë kush të shërbejë më parë për të fshehur shkeljen e ligjit.
Ky ndërtim që unë mora si shembull për të denoncuar fenomenin kriminal të ndërtimeve të paligjshme në kullat në mes të Tiranës ku kanë mbirë kate shtesë pa leje, rezultonte se kishte leje zhvillimi dhe ndërtimi për 37 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë. Pasi ndërton 5 kate shtesë pa leje, Edi Rama i firmos, pa kryer asnjë verifikim apo pa marrë asnjë konfirmim nëse është respektuar apo jo leja e parë e zhvillimit, një leje të dytë zhvillimi për disa kate shtesë dhe urdhëron Bashkinë e Tiranës të miratojë lejën e ndërtimit për shtesë të disa kateve.
Bashkia e Tiranës që ishte njoftuar zyrtarisht prej meje për katet shtesë pa leje, por që prej 8 muajsh bën sikur nuk kupton dhe nuk vepron për të zbatuar ligjin, detyrohet të mos miratojë leje ndërtimi për kate shtesë, të cilat në fakt ishin ndërtuar, duke argumentuar se “ndryshimi i projektit të propozuar nuk është në përputhje me nenin 17 të Vendimit nr. 408/2015 të Këshillit të Ministrave, ku theksohet se nuk mund të shtohen më shumë se 2 % e sipërfaqes totale të ndërtimit. 10 ditë pasi Bashkia e Tiranës detyrohet të mos e miratoi lejën e ndërtimit për shtimin e disa kateve, Edi Rama vendos Qeverinë në dispozicion të kompanisë ndërtuese “Kastrati” shpk, duke ndryshuar pikërisht nenin 17 të VKM, që pengonte Bashkinë e Tiranës në ligjërimin e 5 kateve që ishin ndërtuar pa leje, duke hequr kriterin që shtesa nuk mund të jetë më shumë se 2 %. Është VKM nr. 457/29 Qershor 2022″, tha Bardhi.