E Martë, Janar 31, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Reuters: Putin kundërshtoi marrëveshjen e paqes për të penguar anëtarësimin e Ukrainës në NATO

14 Shtator 2022, 16:59
in Kryesore, Rajoni dhe Bota
“Jemi turistë, humbëm rrugën”/ Prokuroria do t’i hetojë në gjendje të lirë 4 çekët që u kapën në Poliçan
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Vladimir Putin hodhi poshtë në fillim të luftës një marrëveshje të përkohshme paqeje të ndërmjetësuar nga i dërguari i tij në Kiev, që do të kishte përmbushur kërkesën e Kremlinit që Ukraina të qëndronte larg NATO-s, raportoi Reuters, duke cituar tre burime të afërta me Rusinë.

Putin kishte argumentuar vazhdimisht përpara fillimit të pushtimit se NATO dhe infrastruktura e saj ushtarake po ndërmerrnin veprime të rrezikshme pranë kufijve të Rusisë me anëtarësimin e shteteve nga Europa Lindore dhe se aleanca po përgatitej të sillte Ukrainën në sferën e saj të ndikimit, gjë që sugjeronte “kërcënim ekzistencial” për Rusinë dhe po e detyronte të reagonte.

Por ndërsa ai kishte mbështetur më parë negociatat, Putini hodhi poshtë marrëveshjen e paraqitur nga Kozak, duke argumentuar se nuk kishte mjaftueshëm koncesione ukrainase dhe se qëllimet e tij shtriheshin në aneksimin e territorit ukrainas, thanë burimet e agjencisë, raporton abcnews.al.

Sfondi i refuzimit të marrëveshjes nga Putin

Dy nga burimet thanë se nxitja për të finalizuar marrëveshjen erdhi menjëherë pas fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt dhe se Kozak, brenda disa ditësh, besoi se kishte miratimin e Kievit për kushtet bazë të Rusisë dhe i rekomandoi Putinit ta nënshkruante atë.

“Pas 24 shkurtit iu dha drita jeshile Kozakut. Por gjithçka u anulua pasi Putini  ndryshoi planin”, tha një nga burimet.

Burimi i tretë, i informuar mbi këtë çështje dha një version të ndryshëm të afatit kohor, duke thënë se Kozak propozoi marrëveshjen që Putin e refuzoi pak para fillimit të pushtimit.

Kremlini e ka mohuar

I pyetur në lidhje me raportin e Reuters, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, e mohoi atë duke thënë: “Ajo nuk ka të bëjë absolutisht me realitetin. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Është informacion krejtësisht i pasaktë”.

Kozak nuk iu përgjigj kërkesës së agjencisë, për koment. Nga ana e tij, një këshilltar i presidentit ukrainas Zelensky, Mykhailo Podoliak, tha se Rusia i kishte përdorur bisedimet si një pengesë ndërsa përgatiti pushtimin, por nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me thelbin e bisedimeve, ose nuk konfirmoi se ishte arritur një marrëveshje paraprake.

“Sot, ne e kuptojmë qartë se pala ruse nuk ishte kurrë e interesuar për një zgjidhje paqësore,” tha ai.

Edhe nëse Putin do ta kishte pranuar planin e Kozak, mbetet e pasigurt nëse lufta do të përfundonte, thekson Reuters dhe nëse Volodymyr Zelensky ose zyrtarë të lartë në qeverinë e tij do ta zbatonin marrëveshjen.

Roli i Dimitriy Kozak

63-vjeçari Kozak është një bashkëpunëtor i ngushtë i Putinit, me të cilin ka punuar në vitet 1990 në zyrën e kryetarit të bashkisë së Shën Petersburgut. Ai ishte në gjendje të negocionte një marrëveshje paqeje sepse, duke filluar nga viti 2020, Putini e kishte ngarkuar atë të zhvillonte bisedime me ukrainasit në Donbass.

Pasi udhëhoqi ekipin e negociatorëve rusë në bisedimet e ndërmjetësuara nga franko-gjermanët me ukrainasit në Berlin më 10 shkurt, Kozak tha se nuk ishte bërë asnjë përparim, raporton abcnews.al.

Kozak ishte i pranishëm tre ditë para pushtimit kur Putin mblodhi krerët e forcave të armatosura dhe të sigurisë dhe ndihmësit e afërt të Kremlinit për një takim të Këshillit të Sigurimit, ku presidenti rus prezantoi planet e tij për të njohur demokracitë e vetëshpallura “popullore”  në Ukrainën lindore, pavarësisht paralajmërimeve të Kozak se Moska nuk do të ndërmarrë hapa që do të përshkallëzojnë situatën me Ukrainën.

Më shumë se gjashtë muaj pas fillimit të luftës, Kozak mban postin e tij si zëvendësshefi i shtabit të Kremlinit, por nuk po shqyrton më dosjen e Ukrainës, sipas burimeve të Reuters.

Posti Mëparshëm

“Po ndërpresim mbledhjen për t’u marrë me…”/ Historiani amerikan rrëfen për sulmet e 14 shtatorit ’98: Ku u fsheh Fatos Nano pasi turma sulmoi Kryeministrinë

Posti tjetër

Kurti thyen heshtjen, flet për takimin ‘kokë më kokë’ me Ramën në Tiranë: Drekë pune, bisedime të nevojshme

Të Ngjashme

ANALIZA/ Ukrainë-Rusi, fqinjësi problematike. Tani që pushtimi në shkurt është një “mundësi e qartë”, një çështje urgjente….
Rajoni dhe Bota

“Forcat ruse janë shumë të dobëta për të parandaluar sulmet ukrainase”

17 Shtator 2022, 19:01
Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur
Kryesore

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur

17 Shtator 2022, 18:42
Dy të vrarë dhe 11 të plagosur nga bombardimet ruse në Donetsk
Rajoni dhe Bota

Dy të vrarë dhe 11 të plagosur nga bombardimet ruse në Donetsk

17 Shtator 2022, 18:18
Posti tjetër
Kurti thyen heshtjen, flet për takimin ‘kokë më kokë’ me Ramën në Tiranë: Drekë pune, bisedime të nevojshme

Kurti thyen heshtjen, flet për takimin ‘kokë më kokë’ me Ramën në Tiranë: Drekë pune, bisedime të nevojshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr