Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të regjisorit dhe aktorit të madh Pirro Mani.
Shanaj tha se ikja e Pirro Manit do lërë një boshllëk të madh, veçanërisht në teatrin shqiptar, por veprat e tij kanë bërë që ai cilësohet si legjendë, krenari dhe lavdi e artit shqiptar.
“Maja më e lartë e artit shqiptar. Një regjisor me përmasa të jashtëzakonshme. Është një ikje pa kthim e një madhështie. Pirro Mani ishte një lavdi, në kuptimin më të mirë ai ishte maja më e lartë e artit shqiptar në teatër. Që kur erdhi në vitet 60’ në teatrin e Korçës i dha emër, i dha lavdi, më pas u vendos në Teatrin Kombëtar. Ai është legjendë, është krenari kombëtare. Kemi një boshllëk, një zbrazti”, u shpreh aktori Mevlan Shanaj.