Vëllai i një djali të sëmurë rëndë me epilepsi ka dorëzuar me dorë një letër në Downing Street duke kërkuar që kryeministri britanik, Boris Johnson të ndihmojë në marrjen e një recete mjekësore të kanabisit.
Thomas Braun, nëntë vjeç, i shkroi Boris Johnson se prindërit e tij nuk duhet të kishin “shqetësimin e shtuar se do të gjenin shumë para për të paguar ilaçin e tij”. Vëllai i tij i vogël Eddie mund të pësojë deri në 100 kriza në ditë.
Sipas BBC, Thomas, i cili tha se vëllai i tij do të thotë “gjithçka” për të, i kërkoi kryeministrit të ndihmojë prindërit e tij “dhe nënat dhe baballarët e tjerë” të cilët duhet të mbledhin fonde çdo muaj për të përmbushur faturat mjekësore.
“Nëna dhe babai im na duan të dy, dhe ata duhet ta ndihmojnë shumë Eddie dhe nganjëherë edhe unë duhet të ndihmoj. Ata kanë shqetësimin e shtuar se duhet të gjejnë shumë para për të paguar ilaçin e tij. Shumë miq tanë ndihmojnë. Por marrja e ilaçeve nga qeveria pa pasur nevojë të bënte shumë gjëra për të gjetur paratë do t’i ndihmonte ata shumë.“-shkruan ai në letër.
Familja e Eddie nga Farndon, Cheshire, shpenzon pothuajse 800 paund në muaj në ilaçet e tij mjekësore të kanabisit, të cilat ata thonë se janë “transformuese të jetës”.
Një zëdhënëse e Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social tha se ilaçet e licencuara me bazë kanabisi ishin “financuar nga NHS ku ka prova të qarta të sigurisë së tyre dhe efektivitetit klinik”.