Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë dy vrasësit e 18-vjeçares Marigona Osmani, të cilën e hodhën pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt. Arbër Sejdiu është vënë në pranga ditën e djeshme ndërkohë që bashkëpuntori i tij Krivaqa u arrestua sot, pas disa orësh kërkimi. Është zbuluar se dy të rinjtë e kanë dhunuar për 24 orë të renë në banesën e tyre. Shkak u bë xhelozia e Krivaqës i cili dyshonte se Marigona e tradhëtonte me djalin e tij të dajës. Ka qënë fillimisht Dardani ai i cili ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 18-vjeçares e më pas dhe Sejdiu i cili mbërriti në banesën e çiftit.
Nën moton ‘Drejtësi për gratë’ ditën e sotme është mbajtur dhe protesta e qytetarëve në Ferizaj. Të rinj dhe të reja dolën me pankarta në duar para stacionit të policisë, atu ku iu komunikua se u arrestua dhe autori i ngjarjes. Incidentet nuk kanë muguar gjatë protestës. Disa persona kanë hedhur ngjyrë të kuqe ndaj efektivëve.
Dy të rinjtë janë kapur nga kamerat, duke hedhur 18-vjeçaren përtokë në derën e spitalit me 21 gusht. Fotot e tyre u nxorrën nga kamerat e sigurisë dhe u shpërndanë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës.
Thuhet se viktima ka qenë e martuar prej dy muajsh me Dardan Krivaqa dhe se familja nuk kishin dijeni nëse ajo ka patur probleme me bashkëshortin.
Reagime të shumta nga familjarë dhe njerëz publik kanë patur në Kosovë. Mes familjarëve që kanë reaguar kanë qenë daja dhe halla i 18-vjeçares, të cilët kanë kërkuar drejtësi për mbesën e tyre. Për këtë ngjarje të rëndë gjithashtu ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani si dhe këngëtari Gold Ag, të cilët i kanë kërkuar çdo qytetari të mundshëm të bashkëpunojë për të vendosur para drejtësisë autorin e ngjarjes.
Familjarët e viktimës, Marigona Osmani, e cila u la pa shenja jete në spitalin e Ferizajt ditë më parë nga dy persona, kanë thënë se raporti i autopsisë ka konkluduar se viktima kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital.Nga spitali i Ferizajt ende nuk ka dalë informacioni zyrtar po kjo gjë është komunikuar nga disa familjarë të viktimës.Ky aludim mbështetet dhe nga të dhënat e prokurorisë të publikuara ditën e sotme kur u dha vendimi për bashkëpunëtorin në vrasje, Arbër Sejdiu ku theksohej se viktima ishte dhunuar prej më shumë se 24 orësh para se të braktisej në derën e spitalit.Familjarët edhe njëherë kane treguar se viktima ishte duke bashkëjetuar tash e dy muaj me Dardan Krivaqën i cili gjendet ende në arrati.