Miliarderi Naser al Khelaifi, presidenti i Paris Saint Germain, teksa qëndronte në Shqipëri, ka mësuar se ka ardhur në jetë djali që ai dhe bashkëshortja prisnin. Opinion.al shkruan se bëhet fjalë për periudhën që Naser al Khelaifi ndodhej në Jugun e Shqipërisë, të cilin e shëtiti bashkë me vajzën dhe dhëndrin e ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka dhe Jared Kushner.
Vizitën e vajzës së Trump në Shqipëri bashë me grup shoqëror e bëri publik historiani Auron Tare. I ftuar në “Opinion”, Tare tha se ka bërë edhe “guidën” e tyre gjatë pushimeve në jug të vendit.
Pikërisht gjatë këtyre pushimeve presidenti i Paris Saint Germain ka marrë lajmin e mirë se e shoqja Monica Mccourt ka sjellë në jetë djalin e tyre të katërt.