Ky është autori i dyshuar i vrasjes së oficerit të Krimeve Saimir Hoxha në Lezhë. Bëhet fjalë për shtetasin Aldo Rama, i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri efektivin në krye të detyrës, i cili ishte pjesë e grupit që po patrullonte zonën e Kune-Vain për kanabis.
Për kapjen e tij në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
I shpalluri në kërkim Aldo Rama dyshohet si person me precedent kriminal për kultivim dhe shitje te lendve narkotike.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.