Trashëgimtari dytë i fronit anglez, Princi William kërkon nga miliarderët të ndryshojnë prioritetet dhe të fokusohen në kujdesin për të shpëtuar planetin tonë. Në një intervistë për BBC, anëtari mbretëror kritikoi të pasurit Jeff Bezos, Elon Musk dhe Richard Branson, të cilët po konkurrojnë për pushtimin e hapësirës duke i kthyer udhëtimet hapësinore në komerciale.
“Ne kemi nevojë për disa nga mendjet më të mëdha në botë për t’u përqendruar në përmirësimin e planetit, duke mos u përpjekur të gjejmë vendin tjetër për të jetuar.“, tha Princi William ndërsa fliste për çështjet aktuale me të cilat përballet klima. Komenti i tij erdhi vetëm pak orë pas udhëtimin të radhës së kompanisë së Jeff Bezos drejt hapësirës.
Gjithashtu komenti vjen vetëm disa ditë pasi themeluesi i SpaceX, Elon Musk, planet ambicioze të të cilit përfshijnë kolonizimin e Marsit, zbuloi se tani do të donte të ndërtonte makina Tesla në Planetin e Kuq. Bezos e ka përshkruar udhëtimin në hapësirë të kompanisë së tij në korrik si ndërtimin e një rruge drejt hapësirës.