Në kulmin e luftimeve në Ukrainë, ku ofensiva ruse po has në vështirësi përballë forcave ushtarake vendase, një tjetër skandal rozë ka shpërthyer në Rusi.
Këtë herë, një modele 30-vjeçare, pretendon se është shkarkuar nga puna e saj “sekrete”, përkrah presidentit Vladimir Putin, pasi shefi i Kremlinit kishte parë disa foto nudo të saj, dërguar në llogarinë e revistës “Playboy”.
Anna Anufrieva ka rrëfyer se ka mbetur në mëshirë të fatit pas humbjes së punës prej fotove provokuese.
Pasi kishte probleme me pagimin e kredisë dhe refuzimit nga çdo punëdhënës tjetër prej këtij episodi, Anna shprehet: “Nuk kam shtëpi për të jetuar. Punë jo, të dashur jo dhe madje e humba apartamentin tim.
Sikur të kisha kryer një krim”.
Ngjarja sipas saj ka ndodhur në vitin 2019 dhe në atë kohë publikimi i fotove jo vetëm nervozoi presidentin Putin dhe drejtuesit e departamentit ku ajo punonte, por edhe prindërit që u mënjanuan prej saj.
Modelja pretendon se shkarkimi nga detyra i ka shkaktuar asaj problem shëndetësore dhe financiare, por shprehet se kurrë nuk është penduar për pozat nudo.