Për herë të parë në historinë e katër dekadave të partisë së tyre, gjermanët e Gjelbër kanë shpallur një kandidat për kancelar.
Po aq i rëndësishëm është roli qendror që të Gjelbrit do të luajnë në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit.
Partia e Gjelbër njoftoi se 40-vjeçarja Annalena Baerbock, kandidatura e tyre do të jetë pasuesja e kancelares gjermane, Angela Merkel, në zgjedhjet që do të mbahen këtë shtator. Zonja Baerbock me shumë mundësi do të jetë gruaja e vetme në garë.
Dikur cilësoheshin si një grup kaotik hipish me mjekër dhe sandale, të Gjelbrit tani me shumë mundësi do të jenë pjesë e qeverisë e ardhshme. Duke qenë se konservatorët ende nuk e kanë vendosur se kush do të jetë kandidati i tyre kryesor, Annalena Baerbock e Partisë së Gjelbër shihet nga shumë si kancelarja e ardhshme e Gjermanisë. Ajo tashmë po krahasohet me udhëheqëset e reja në Zelandën e Re ose Finlandë.
Ajo ka lindur në vitin 1980, të njëjtin vit kur partia për të cilën ajo po kandidon u themelua. Prindërit e saj e morën atë në demonstratat anti-bërthamore. Ajo e përshkruan fëmijërinë e saj si një ndërthurje midis hedhjes së ujit në protesta dhe kekut në shtëpi kur ktheheshin, një ndërthurje e radikalizmit komod të klasës së mesme që përshkruan më së miri Partinë e Gjelbër sot.
Sipas sondazhit më të fundit, të Gjelbrit do të marrin 22% të votave, të dytët pas bllokut konservator të Angela Merkel CDU / CSU. Konservatorët kanë rënë nga mbi 40% gjatë verës, kur Gjermania po kalonte relativisht mirë situatën e pandemisë, në 29%. Në disa sondazhe, konservatorët renditen akoma edhe më poshtë me një përqindje akoma më të ulët, duke i pozicionuar ata vetëm katër ose pesë pikë përqindje përpara të Gjelbërve.
PSD e qendrës së majtë duket se ka muaj që po qëndron aktualisht pezull, ndërsa të gjitha partitë e tjera mendohet se do arrijnë të marrin 10% të votave. Nëse vlerësimet e koalicionit CDU / CSU duken të këqija, atëherë ato do të përkeqësohen akoma edhe më shumë sepse në sondazhet e mësipërme nuk është marrë në konsideratë fakti i mosmarrëveshjeve aktuale midis koalicioneve mbi zgjedhjen e kandidatit të tyre kryesor për kancelar.
Me një fshehtësi tipike ruse, asgjë nuk u mor vesh në lidhje me kandidatin e partisë së Gjelbër deri në momentin kur ata e bënë vetë publike në fillim të kësaj jave. Lidershipi i ri i të Gjelbërve ka zhvilluar një kontroll të disiplinës partiake dhe një etje për pushtet për të cilën Bismarck do të ishte krenar. Por gjërat nuk kanë qenë gjithmonë harmonike në Partinë e Gjelbër. Tradicionalisht konservatorët janë konsideruar si të disiplinuarit, ndërsa të Gjelbërit ata kaotikët.
Pamjet televizive të ceremonisë së themelimit të partisë duken si një mbledhje studentore, me të rinj me modele të veçanta flokësh, me bluza jeshile dhe xhaketa të thurura që bërtasin me pasion.
Gjatë gjithë pjesës më të madhe të historisë së partisë së Gjelbër, ajo ka qenë gjithmonë e ndarë midis realistëve që besonin se shoqëria duhet të bindet me patjetër dhe fondamentalistëve të cilët e shikonin çdo kompromis si një tradhti.
Në 1998 Të Gjelbrit hynë në koalicionin e tyre të parë qeverisës kombëtar, si partner i ri në PSD e qendrës së majtë. Ministri i ri i Jashtëm i partisë së Gjelbër, Joschka Fischer, u pyet në mënyrë befasuese nga një gazetar nëse ngrënia e drithërave do të bëhej e detyrueshme.
“Realistët” kishin fituar, por betejat u intensifikuan me kompromiset që erdhën me pushtet. Në 1999 . z. Fischer iu hodh në kokë nga një qese me bojë të kuqe gjatë një konference partiake kur ai tha se të Gjelbrit do të mbështesnin sulmet ajrore të NATO-s në Kosovë. Mosmarrëveshjet vazhduan për dekada, duke i lënë të Gjelbrit të ndarë për vite me radhë. Por udhëheqja pragmatike dhe e suksesshme në qeveritë e fuqishme rajonale tregoi se të Gjelbrit mund të qeverisnin në mënyrë efektive.
Në 2011 shteti i pasur i Baden-Ëürttemberg votoi Kryeministrin e parë rajonal të Gjelbër të Gjermanisë, Ëinfried Kretschmann. Me një ndërthurje të pragmatizmit ekonomik dhe pikëpamjeve ambientaliste, ai vazhdon të jetë në pushtet dhe ka mbetur ende shumë popullor. Tre vjet më parë partia votoi për Znj. Baerbock dhe Robert Habeck si udhëheqës të përbashkët të partisë – të dy “realistë” por me një aftësi mbresëlënëse në afrimin e të dy krahëve. Ndërsa numri i sondazheve të të Gjelbërve rritet, ai i opozitës ulet. Por marshimi i tyre drejt pushtetit nuk do të jetë i lehtë.
Të Gjelbrit shpeshherë e kanë vërtetuar se merren më shumë me sondazhe dhe performojnë më pak. Por kur bëhet fjalë për ditën e zgjedhjeve, besnikëritë tradicionale dhe shqetësimet pragmatike mbi ekonominë fillojnë të shfaqen. Të Gjelbrit do të jenë gjithashtu të sulmuar nga të gjitha anët. E majta do t’i quajë ata borgjezë elitistë të cilët kujdesen më shumë për të pirë qumësht soje sesa për të drejtat e punëtorëve. E djathta do të theksojë spektrin e moralistëve predikues që duan të ndalojnë makinat dhe salçiçet gjermane.
Sidoqoftë partia e Gjelbër është një ndër të preferuarat e votuesve dhe të gjitha shprehjet kundër kësaj partie mund të votojnë një numër të madh votuesish të ardhshëm. Të Gjelbërit janë të përqendruar kokë e këmbë për të marrë pushtetin. Askush nuk do të guxojë të bëjë më shaka me drithërat./