Komiteti Teknik i ekspertëve në mbledhjen e kësaj të enjte kanë deklaruar se do të mbeten në fuqi masat kufizuese të dy javëve të para.
Rakacolli në fjalën e saj ka bërë me dije se duke parë situatën e krijuar nga Covid në vendin tonë do të mbetet në fuqi ora policore nga 20:00 deri në 06:00.
“Masat që u propozuan para dy javësh kanë dhënë efekt, prandaj ne mendojmë që të vijojnë të mbetet aty,duke i vlerësuar në kohëra më të shkurta. pra në masat që vazhdojnë të mbeten në fuqi, është kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në orën 20:00, mësim online në gjimnaze“, tha Rakacolli.