Eliminimi i Juventusit dhe Barcelonës nga faza e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve lidhet dhe me historinë e dy yjeve Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos.
Futbolli është mësuar t’i shohë si protagonistë argjentinasin dhe portugezin në kupën më prestigjoze në Europë, për klube, po nuk kishte ndodhur që prej vitit 2004-2005 që skuadrat ku luajnë dy yjet të mos kualifikoheshin për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Me një Ronaldo i cili nuk dha asgjë mbrëmjen e djeshme dhe një Mesi të cilit i mungon një mbështetje në ekip si duket se ka ardhur koha t’i hapin rrugën talenteve të reja.